VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SULMOHET SELIA E DEGËS SË LDKsë NË KODRËN E TRIMAVE - VOTUESIT E KËSAJ DEGE DUAN BALLAFAQIM ME ISA MUSTAFËN

E Shtunë, 11.22.2014, 12:01pm (GMT1)


Përveç pakënaqësive të brendshme në LDK, për koalicionin e arritur me PDK-në, ka nisur edhe kundërshtimet e tjera për këtë subjekt.

Dega e parë e LDK-së në Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, ka qenë cak i një sulmi nga persona tash për tash të panjohur. Selia e kësaj dege, e cila ndodhet në rrugën "Vëllezërit Fazliu" është sulmuar në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimin e këtij rasti. Përveç thyerjes së xhamave nuk ka pasur dëme tjera materiale.

Qytetarët e Kodrës së Trimave, thanë për KTV-në, se kreu i kësaj partie duhet të mbajë mbledhje urgjente me banorët e kësaj ane dhe tu japë llogari 25 mijë votuesve që e kanë votuar. Ata thanë se demolimi i kësaj zyre, tregon më së miri disponimin dhe irritimin e kësaj lagjeje të Prishtinës, karshi këtij koalicioni. Ky akt vjen një ditë pasi kjo degë nëpërmjet një njoftimi është shprehur kundër marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK.

Por këtë e kishte demantuar kryetari i degës në Kodrën e Trimave Ismet Beqiri duke thënë se kjo degë nuk është takuar fare dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi të bëjë kundërshtime për koalicionin.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.