E Premte, 03.29.2024, 01:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
HAPET PËR PUBLIKUN BUNKERI ANTIATOMIK I ENVER HOXHËS, RAMA PREMTON SE DO TË HAPEN EDHE DOSJET E BASHKËPUNËTORËVE SIGURIMIT

E Shtunë, 11.22.2014, 03:30pm (GMT+1)


TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka çelur sot për publikun ekspozitën video-muzeale "Bunk Art", një bunker pesëkatësh i ndërtuar nga ish diktatori Enver Hoxha, ku ishin vendosur zyrat dhe banesat e udhëheqësve të lartë komunistë nga ku do të drejtonin dhe vendin gjatë kohës së sulmit të imagjinuar bërthamor.  

I shoqeruar nga ministra te kabinetit, Rama në rolin e ciceronit u tregoi me radhë ambientet e veçanta brenda bunkerit dy ambasadorëve, atij Amerikan Aleksandër Arvizu dhe ambasadorit Italian Masimo Gajani.

Bunkeri me 106 zyra ndodhet në periferi të Tiranës pranë Batalionit Mbështetës të Shtabit të Përgjithshëm, në rrugën e "Shish-Tufinës", 1.5 km larg qendrës spitalore "Nënë Tereza".

BunkArt

Më tej Rama theksoi se hapja e bunkerit të nëndheshëm shënon një fazë të re të marrëdhënieve me të shkuarën ku sipas tij nuk rishkruhet historian por ekspozohet e shkuara e vendit.

"Ne i përkasim asaj shkolle të re për Shqipërinë që nuk ja fsheh publikut misteret e së shkuarës. A ka kush mundësi të më thotë se si është e mundur që kjo ngrehinë të ruhej si mister dhe ti fshihet publikut si sekret shtetëror jo vetëm nga ata që do luftonin me botën mbarë por edhe nga ata që i gënjeu mendja se e përmbysën bashkë me regjimin e vjetër edhe mendësinë e këtij regjimi. Ruajtja e këtij misteri ashtu si ruajtja e dosjeve të sigurimit të shtetit janë vazhdimësia e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin pavarësisht kostos dhe tonelatave të propagandës gënjeshtare që derdhet përditë mbi të terat. Jemi për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën. Jo për të rishkruar historinë por për të ekspozuar të shkuarën. Për ti treguar gjeneratave të reja dëshmitë, skutat, imazhet, dokumente e saj si një mundësi për të inspiruar imagjinatën krijuese"- u shpreh Rama

Kryeministri Rama njoftoi më heret në faqen e tij në "facebook" hapjen e bunkerit antiatomik. "Ne 11 sot çelim për publikun bunkerin e fshehtë antiatomik të diktaturës komuniste! Çudira të vjetra e surpriza të reja në një pallat në tokë"- shkruan Rama.

Pas hapjes se bunkerit qytetarët do të kenë mundësinë të shikojnë se çfarë infrastrukture kishte krijuar regjimi komunist i Enver Hoxhës për t'u strehuar në rast të ndonjë sulmi bërthamor.

"Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit dhe 70 vjet pas çlirimit nga pushtuesit, nën kujdesin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, çelet për herë të parë për publikun bunkeri anti-bërthamor i nomenklaturës komuniste- një pallat i kyçur në zemrën e një kodre me plot çudira të vjetra e surpriza të reja", thuhej në lajmërimin e Kryeministrisë për këtë aktivitet.

Bunkeri është një ndërtim pesëkatësh ku ishin vendosur zyrat dhe banesat e udhëheqësve të lartë komunistë nga ku do të drejtonin vendin gjatë kohës së sulmit të imagjinuar bërthamor. Bunkeri është ndërtuar në atë mënyrë që ti bënte ballë edhe një lufte bërthamore që mund të përfshinte Shqipërinë.

Brenda tij është një shtëpi me hapësira maksimale e përshtatur për diktatorin Hoxha. Në bunkerin që përmban 106 zyra, gjendet dhoma ku do të qëndronte Mehmet Shehu, një sallë ku do të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë në rast sulmi bërthamor, dhoma ku ishin vendosur pajisjet që do të pastronin ajrin ne rast të një sulmi me armë kimike, si dhe një bar-bufe që funksiononte në kohën kur bëheshin stërvitje ushtarake si dhe një sallë kinemaje.

BunkArt

RAMA: EKSPOZOJME TE SHKUAREN, DO HAPIM DOSJET

Kryeministri Edi Rama e cilësoi hapjen e bunkerit të nëndheshëm të komunizmit si çeshtjen e një thesari të kujtesë kolektive. Gjatë fjalës së tij të mbajtur në sallën që do shërbente si Kuvendi i Shtetit komunist nëse do kishte një sulm bërthamor Rama theksoi se historinë nuk mund ta shkruajë politika por historianët. Ai theksoi se qeveria nuk po përpiqet të rishkruajë historinë por ta ekspozojë atë me dëshmitë që ka lënë pas.

"S'kam fjalë për të përshkruar ndjesitë e jashtëzakonshme që më krijoi hyrja në këtë pallat nëntokësor ku regjimi komunist synonte ti mbijetonte një sulmi atomik. Para disa kohësh kur vizituam Berlinin patëm mundësinë të kalojmë në muzeun e famshëm që është një godinë e rëndomtë aty ku dikur ndahej Berlini perëndimor dhe lindor, pak metra larg murit që mbajti të ndarë dy botët e Luftës së Ftohtë dhe që mbajti të izoluar përtej horizontit të lirisë gjysmën e botës. Një godinë e rëndomtë që pret çdo vit miliona e miliona njerëz ku është e pa mundur të kesh një minutë të vetme pa prekur trupin e dikujt tjetër për nga shpejtësia e vizitorëve. Godina e një regjimi të vjetër ku përmes vet mureve të godinës, objekteve, fotografive dhe dëshmive u jepet mundësia qytetarëve të botës së lirë të krijojnë një perceptim me atë që ishte bota ku jetonin qindra miliona njerëz dhe sot është e vështirë tua tregosh me fjalë gjeneratave të reja.

Shqipëria e vogël mund të ishte një botë e tretë e izoluar nga dy botët e tjera që luftonte në mënyrë imagjinare me imperializmin amerikan dhe socialimperializmin sovjetik. Sot ne jemi dëshmitarë se kemi çelur derën e një thesari të kujtesë sonë kolektive. Një thesari ku pa as më të voglin dyshim mund të zbulohen qindra mijëra copëza të një mozaiku të madh, ngjarjesh, personazhesh, kontradiktash ku gjakderdhja ka bërë rëndom lëndën lidhëse dhe të cilin historianët dhe historia nuk na e kthjellojnë dot edhe sot. Nga një kujtesë që rëndom bëhet selektive. Çdo përpjekje qeveritare politike që niset qoftë edhe nga qëllimi më i mirë për ti dhënë fund diskutimit për historinë është e destinuar të dështojë dhe të prodhojë rrethin vicioz të një historie që nuk shkruhet dot deri në fund"-
u shpreh Rama.

Më tej Rama theksoi se qeveria eshte e vendosur te mos e fshehe me te shkuaren por ti bej publike per gjithe qytetaret te faktet qe deri tani jane mbajtur te fshehta. "70 vjet mund të jenë shumë por në këtë vend kaq të vogël ku u arrit ndërtimi i pallatit antiatomik është shumë e vështirë që mendjet e historianëve të bëjnë sintezën që koha mbase do e bëjë, por vështirë ta vendosë nën një kontekst të pa diskutuar. Përpjekjet për të rishkruar historinë me porosi qeveritare kanë qenë sa tragjike në të shkuarën e largët aq qesharake në të shkuarën e afërt. Historinë e shkruajnë shkencëtarë dhe e diskutojnë mes tyre njerëzit e shkencës së historisë nuk e shkruan as Shtëpia e Bardhë, as Kongresi, as Parlamenti Evropian. Ne i përkasim asaj shkolle të re për Shqipërinë që nuk ja fsheh publikut misteret e së shkuarës. A ka kush mundësi të më thotë se si është e mundur që kjo ngrehinë të ruhej si mister dhe ti fshihet publikut si sekret shtetëror jo vetëm nga ata që do luftonin me botën mbarë por edhe nga ata që i gënjeu mendja se e përmbysën bashkë me regjimin e vjetër edhe mendësinë e këtij regjimi. Ruajtja e këtij misteri ashtu si ruajtja e dosjeve të sigurimit të shtetit janë vazhdimësia e shkollës së vjetër politike të të sunduarit mbi tjetrin pavarësisht kostos dhe tonelatave të propagandës gënjeshtare që derdhet përditë mbi të terat. Jemi për të çelur një fazë të re raportesh me të shkuarën. Jo për të rishkruar historinë por për të ekspozuar të shkuarën. Për ti treguar gjeneratave të reja dëshmitë, skutat, imazhet, dokumente e saj si një mundësi për të inspiruar imagjinatën krijuese"- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama theksoi se instilacionet me dhomat autentike të shefave të regjimit të vjetër janë një dëshmi kuptimplotë e mundësisë që të krijon kjo hapësirë për të krijuar hapësira të tjera të të menduarit imagjinuarit përmes fuqisë së artit. "Këto mjedise janë trashëgimi i një kulture të jetuari që do tërheqin shumë herë më tepër turist se sa mund të tërheqë ajo shqiponja e tmerrshme që kanë vendosur te rreth rrotullimi i doganës. Një shëmbëlltyrë që është krijuar për tu vendosur në një sipërfaqe të sheshtë, vendoset në një sipërfaqe tredimensionale. Ky 70 vjetor i Çlirimit të Shqipërisë nuk është momenti për të nxituar se kush del më shumë partizan dhe as për tu ngutur kush është më shumë kolaboracionist nga ne të gjallët se asnjë nga ne nuk ka qenë partizan"- theksoi Rama.

"Dikush mund të shkruaj në Facebook u mblodhën te parlamenti se u detyruan nga protesta popullore. Me siguri një vizitë në këtë ngrehinë antiatomike do u tregojë vajzave të këtij vendi mbi diktaturën Enver Hoxhen, Mehmet Shehun dhe hordhitë anti- njerëzore dhe anti- fetare që krijoi ai që u quajt çlirimi i atdheut. Ky është vetëm fillimi ka të tjera vrima, skuta, hapësira që u janë ruajtur njerëzve si sekrete shtetërorë nga ata më parë dhe ata që erdhëm më pas dhe ata që deri dje kishin mundësinë tu hapnin njerëzve në raport me të shkuarën e prekshme, arkitekturën e botës së nëndheut komunist. Kemi një projekt për të krijuar një intenerar turistik të nëndheut komunist"-përfundoi kryeministri Rama.


BunkArt

KODHELI: TE MBYLLIM NE BUNKER FANTAZMAT E TE SHKUARES

Fantazmat e së shkuarës i kemi akoma rreth nesh dhe ato duhet t'i mbyllim në këtë bunker të së kaluarës diktatoriale. Keshtu u shpreh sot ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e hapjes për publikun të bunkerit antibërthamor, i ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit.

Ministrja Kodheli në fjalën e saj theksoi se ky bunker është një simbol i fortë dhe për të sotmen e pasigurtë ku historia po tenton të përsërisë vetveten. "Është tronditëse kur mendon se si idealet e lirisë të Nëntorit 1944 u shndërruan në një paranojë të strukturuar totalitariste, pjesë e së cilës është dhe kjo ngrehinë", tha Kodheli.

29 nëntori është dita e parë e lirisë dhe e barazisë për shqiptarët e dalë nga Lufta e II-të Botërore, mundësia e madhe për të pasur në dorë fatet e veta, theksoi ministrja, por historia nuk është gjithmonë dashamirëse me popujt e vegjël, se spiralet ku u futëm për 45 vjet me radhë ishin larg idealeve të bijve dhe bijave të këtij populli, që dolën malit dhe luftuan pushtuesit.

"U hoq dorë nga aleatët natyralë të Perëndimit dhe iu drejtuam të sforcuar stepave të Azisë sipas paranojave të një regjimi, i ngritur mbi luftën e klasave",
tha Kodheli.

45 vjet në historinë e një kombi të lashtë si ky i yni, tha ajo, janë si 45 minuta në jetën e njeriut, megjithatë, ne nuk duhet asnjëherë të harrojmë atë kohë dhe ngrehina si kjo do na shërbejnë për t'i kujtuar vetes se respektimi i të drejtave të njeriut, demokracia dhe zbatimi i ligjit do e çojë Shqipërinë përpara.

Në këtë çerek shekuli demokraci kemi pasur shpesh tendenca për t'u kthyer në autoritarizëm dhe fantazmat e së shkuarës i kemi akoma rrotull nesh dhe duhet që dhe ato t'i mbyllim diku pse jo dhe në këtë bunker të së kaluarës diktatoriale, përfundoi fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes.

Bunkeri antibërthamor i ndërtuar gjatë komunizmit, në periferi të Tiranës pranë Tufinës, u hap sot për herë të parë për publikun, rreth çerek shekulli pas rënies së diktaturës. Objektet e gjetura në bunker, që do te përdoret si një atraksion turistik, janë përshtatur në një ekspozitë të titulluar "Bunk'Art".


KUMBARO: JA KEMI NGJESH MALIT ME GRUSHTIN E ARTIT

Minstrja e Kulturës Mirela Kumbaro theksoi gjatë fjalës së saj se pa asnjë kompleks ndaj të shkuarës historinë do e shkruajnë më mirë shqiptarët mendje hapur të brezit tjetër. "Duhet të vish ta shohësh vet më tha ministrja Kodheli muaj më parë kur kishin zbuluar këtë hapësirë gjigante fshehur këtu që na habiti nga përmasat dhe puna e bërë por jo nga paranoja e diktatorit që gjithë Shqipërinë e kishte kthyer në një bunker antinjerëzor. Ajo që na habiti nuk ishte paranoja e diktatorit brenda të cilit ne kishin jetuar por që kjo hapësirë rrinte fshehur këtu në padije tonë ndërsa hapësirat tona të veprimet tona ngushtoheshin. E para ide që na bashkoi ishte krijimi i një hapësire për art e kulturë. Për ne skena kulturore nuk është vetëm katërkëmbëshi i institucionit publik por çdo hapësirë ku mund të çlirohet oksigjen artistik. Pa asnjë kompleks ndaj të shkuarës dhe pa asnjë historinë do e shkruajnë më mirë shqiptarët mendje hapur të brezit tjetër. Me këtë ekspozitë ja kemi ngjesh malit me grushtin e artit"- u shpreh Kumbaro.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANALISTËT - LDK KONFIRMOHET SI PARTI ME POLITIKË TË PAQËNDRUESHME DHE JOSERIOZE NDAJ PARTNERËVE POLITIKË (11.22.2014)
SULMOHET SELIA E DEGËS SË LDKsë NË KODRËN E TRIMAVE - VOTUESIT E KËSAJ DEGE DUAN BALLAFAQIM ME ISA MUSTAFËN (11.22.2014)
DEPUTETJA E LDK-së ALMA LAMA E KUNDËRSHTON HAPUR KOALICIONIN ME PDK-në (11.22.2014)
GJIROKASTËR - DIGJET NGA ZJARRI SHTËPIA KU LINDI SHKRIMTARJA DISIDENTE MUSINE KOKALARI (11.22.2014)
EMIGRIMI ILEGAL NË ANGLI - DY TË RINJ SHQIPTARË DIGJEN TË GJALLË (11.22.2014)
PO RRITET NUMRI I TË PAKËNAQURVE NË LDK PAS KOALICIONIT ME PDK-në (11.21.2014)
Süddeutsche Zeitung -  THAÇI MUND TË DALË PARA GJYQIT! (11.21.2014)
VAJZA E XHEMAJL MUSTAFËS I DREJTOHET BERAT BUZHALËS - NËSE E DI, TREGO KUSH MA VRAU BABËN (11.21.2014)
THAÇI NUK POHON AS NUK MOHON RRETH POSTIT TË KRYEMINISTRIT (11.21.2014)
DEGA E ISMET BEQIRIT ËSHTË KUNDËR KOALICIONIT ME PDK-në (11.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]