E Premte, 04.19.2024, 04:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ALBIN KURTI - THAÇI NUK MUNDI TA BLEJË APO TA FRIKËSOJË ASNJËRIN NGA 63 DEPUTETËT E VLAN-it, POS MUSTAFËS

E Shtunë, 11.22.2014, 05:45pm (GMT+1)


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u ka thënë qytetarëve në Viti se koalicioni LAN është prishur për çështje postesh, e ujdia e Mustafës me Thaçin është ndrequr për çështje dosjesh.

Për pesë muaj rresht asnjërin prej 63 deputetëve që kishin formuar shumicën parlamentare as nuk i frikësoi e as nuk i bleu dot PDK-ja, por kreu i LDK-së Isa Mustafa u shit te Hashim Thaçi, theksoi Kurti.

"Të shënojë autogol nga penalltia mund të bëjë vetëm një njeri i talentuar për dobësi si Isa Mustafa", ka thënë Kurti.

Kurti tha që Mustafa bëri ujdi e jo marrëveshje sepse ai nuk bëri negociata para marrëveshjes, por qeveria u nda përgjysmë si plaçkë pas nënshtrimit ndaj Thaçit. Kjo shpejtësi e ujdisë, sipas tij, vjen nga ato 70 lëndë në prokurori të krimit ekonomik e urbanistik të komunës së Prishtinës kur atje ishte kryetar Isa Mustafa e të cilat ambasadorja amerikane Jacobson ia futi në frigorifer për ngrirje të cekët.

"Dy ditë pasi që Ambasadorja amerikane iu tha krerëve të LAN-it që edhe ju jeni të korruptuar andaj s'keni pse të distancoheni nga Thaçi, ajo shkoi te u.d. i kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxha, i cili është po ashtu i kapur: në njërën anë e mbajnë peng në pozitën e ushtruesit të detyrës e, në anën tjetër, vëllau i tij, Elez Hoxha, është në burg për korrupsion i dënuar me katër vjet pasi që si gjykatës ka marrë ryshfet!, vazhdoi Kurti. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë ndihmuar shumë në kohë lufte për çlirim por tash Ambasada Amerikane nuk po e ndihmon Kosovën në kohë paqe për zhvillim dhe demokratizim. Përkundrazi",
shtoi ai.

Sipas Kurtit, megjithëse janë bërë më shumë se dy javë që ish-koalicioni LAN ka hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit ende nuk kemi konstituim të institucioneve sepse nuk u ngutej nëse ka krizë në institucione, por u ngutej pse nuk kishte krizë në LAN.

"PDK-ja nuk e pranoi ofrimin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së në fillim të kësaj jave dhe kësisoj e refuzoi për së dyti atë duke e pasur për qëllim jo vetëm përdorimin e Haradinajt për shkatërrimin e LAN-it por edhe poshtërimin e Haradinajt e të AAK-së. Gjatë takimeve të krerëve të LAN-it, Fatmir Limajn na pati treguar se Thaçi është njeri sadist, pra ai kënaqet duke i parë të tjerët teksa vuajnë, tha Kurti gjatë këtij tubimi duke shtuar se "përderisa Thaçi qenka sadist, i bien që Isa Mustafa me gatishmërinë për nënshtrim është mazohist".

Sipas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje, qytetarët që morën pjesë në debat shprehën mbështetjen për përpjekjet e Vetëvendosjes rreth çlirimit të vendit nga kapja e shtetit dhe e akuzuan PDK-në dhe LDK-në për vazhdim të korrupsionit në pushtet e të mjerimit në popull.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për modelin e drejtë të shtetit, Kurti tha që "Nuk ka demokraci pa Republikë dhe nuk ka demokraci pa socialdemokraci. Sepse në Republikë populli është burim i sovranitetit për dallim prej monarkisë ku është mbreti; dhe, popullsia në shumicën e saj dërrmuese është e varfër ose e klasës së mesme".

Ky është shpjegimi që dha Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti para qytetarëve të Vitisë sot. Bashkë me deputetin Salih Salihu ai paraqiti qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për situatën politike, por edhe u përgjigj në një mori pyetjesh të të pranishmëve.

Deputeti Salih Salihu e kritikoi LDK-në për vendimin e saj për t'u bërë pjesë e qeverisjes me PDK-në.

"Në orët e vona të mbrëmjes u nënshkrua marrëveshja në zyrën e presidentes dhe u pa që për pesë muaj LDK-ja nuk e ka pasur seriozisht përpjekjen e saj për shkëputjen e lidhjeve me PDK-në që e ka kapur shtetin",
tha Salihu.kd
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKSPERTËT - VARFËRIA NË KOSOVË MBETET E NJËJTË EDHE MË 2015 (11.22.2014)
HAPET PËR PUBLIKUN BUNKERI ANTIATOMIK I ENVER HOXHËS, RAMA PREMTON SE DO TË HAPEN EDHE DOSJET E BASHKËPUNËTORËVE SIGURIMIT (11.22.2014)
ANALISTËT - LDK KONFIRMOHET SI PARTI ME POLITIKË TË PAQËNDRUESHME DHE JOSERIOZE NDAJ PARTNERËVE POLITIKË (11.22.2014)
SULMOHET SELIA E DEGËS SË LDKsë NË KODRËN E TRIMAVE - VOTUESIT E KËSAJ DEGE DUAN BALLAFAQIM ME ISA MUSTAFËN (11.22.2014)
DEPUTETJA E LDK-së ALMA LAMA E KUNDËRSHTON HAPUR KOALICIONIN ME PDK-në (11.22.2014)
GJIROKASTËR - DIGJET NGA ZJARRI SHTËPIA KU LINDI SHKRIMTARJA DISIDENTE MUSINE KOKALARI (11.22.2014)
EMIGRIMI ILEGAL NË ANGLI - DY TË RINJ SHQIPTARË DIGJEN TË GJALLË (11.22.2014)
PO RRITET NUMRI I TË PAKËNAQURVE NË LDK PAS KOALICIONIT ME PDK-në (11.21.2014)
Süddeutsche Zeitung -  THAÇI MUND TË DALË PARA GJYQIT! (11.21.2014)
VAJZA E XHEMAJL MUSTAFËS I DREJTOHET BERAT BUZHALËS - NËSE E DI, TREGO KUSH MA VRAU BABËN (11.21.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]