VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ME KËTO RITME GJYKATA SPECIALE NUK BËHET PARA VERËS SË VITIT TË ARDHSHËM

E Djelë, 11.23.2014, 08:27am (GMT1)


Është numri një i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ai që konfirmon se Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të ketë selinë e saj në Holandë.

Këtë e ka bërë në një bisedë për 21, duke treguar gjithashtu se kjo ishte kërkesë drejtuar Holandës dhe se përligja e këtij shteti ishte pozitive.

Bosch parashikon se Gjykata Speciale nuk do të mund të bëhet para verës së vitit të ardhshëm.

"Gjykata Speciale mund të formohet vetëm nëse bëhen ndryshimet kushtetuese në vend sepse për të pasur një Gjykatë dhe për ta mbajtur atë në një vend tjetër përkatësisht në Gjykatën Ndërkombëtare Holandeze pasi në këtë moment ju nuk mund të bëni një Gjykatë në një shtet tjetër", tha ai.

"Unë nuk pres që formimi i kësaj Gjykate të arrihet shumë shpejt", tha ai.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.