AFP - RAMA HAP BUNKERIN SEKRET TË NDËRTUAR NGA KOMUNISTËT, PREMTON HAPJEN E DOSJEVE TË SIGURIMIT TË SHTETIT Ky bunker sekret parashihej të shërbente si seli e Komitetit Qendror dhe e Parlamentit komunist në kohë lufte &
E Djelë, 11.23.2014, 10:23am (GMT+1)
Një bunker gjigant sekret, të cilin regjimi komunist i Shqipërisë e kishte ndërtuar nëntokë para disa dekadave, për tu mbrojtur nga sulmi nga perëndimi, të shtunën është hapur për publikun.
Gjatë regjimit komunist 40 vjeçar të ish-diktatorit, Enver Hoxha, Shqipëria ishte njëri nga vendet më të izoluara në botë, me një frikë paranoide nga një sulm nga perëndimi, raporton AFP.
Ky bunker sekret, i ndërtuar në periudhën 1972 1978, parashihej të shërbente si seli e Komitetit Qendror dhe të Parlamentit komunist në vitet e luftës.
Pasi e vizitoi bunkerin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se "ne kemi vendosur të hapim çdo gjë".
"Ideja për ndërtim lindi pas vizitës së Hoxhës në Korenë Veriore në vitin 1964", tha zëdhënësja e Ministrisë së mbrojtjes së Shqipërisë, Edlira Prendi.
Deri tash, bunkeri gjigant ende ndodhej në listën e ushtrisë së Shqipërisë si "sekret i madh", tha zëdhënësja Prendi.
Ky bunker do të jetë nën përkujdesjen e Ministrisë së turizmit dhe kulturës dhe, po ashtu, në të do të gjendet edhe një muze dhe hapësira për ekspozita të artistëve.
www.voal-online.ch
|