VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VULIN NË VERIUN E MITROVICËS KREMTON '70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË QYTETIT'

E Djelë, 11.23.2014, 10:41am (GMT1)



Në Mitrovicën veriore sot, me disa ngjarje, do të shënohet 70 vjetori i çlirimit të qytetit në Luftën e Dytë Botërore.

Duke njoftuar për këtë ngjarje, B92 thekson se për këtë rast do të vendosen kurora për luftëtarët e rënë në rrugën Rudarska çeta (Çeta e minatorëve) dhe do të vizitohet kisha Shën Dimitri, transmeton Koha. net.

Përfaqësuesit organeve komunale kanë thënë se do të vënë kurorë në memorialin Engjëlli i Bardhë dhe në Urën (kryesore) mbi Ibër, për, siç thuhet, të rënët nga bombardimet e vitit 1999.

Po sot është paralajmëruar edhe hapja solemne e të ashtuquajturi "Pallat i Mitrovicës". Përurimin do ta bëjë ministri serb për Punë e çështje sociale dhe të luftës, Aleksandar Vulin.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.