E Martë, 04.23.2024, 10:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ALBIN KURTI - HASHIM THAÇI DIHET SE ËSHTË SADIST, NDËRSA ISA MUSTAFA QENKA MAZOHIST

E Djelë, 11.23.2014, 04:00pm (GMT+1)



PRISHTINE - Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me deputetin Salih Salihu, ka folur sot për situatën politike edhe para qytetarëve të Vitisë.

"Koalicioni LAN është prishur për çështje postesh. Ujdia me Thaçin është ndrequr për çështje dosjesh", janë vetëm disa prej shpjegimeve që kryetari i VV-së qytetarëve të Vitisë.

Shpjegimin për prishjen e LAN-it, Kurti e ka mbështetur në atë, se si PDK nuk ka mundur të blej 63 deputetët e LAN-it, për pesë muaj, por bleu Isa Mustafën.

Kurti, citohet të ketë thënë se Mustafa u shit te Hashim Thaçi, dhe se vetëm Mustafa, njeri i talentuar për dobësi mund të shënojë autogol nga penaltia.

"Mustafa bëri ujdi e jo marrëveshje sepse ai nuk bëri negociata para marrëveshjes, por qeveria u nda përgjysmë si plaçkë pas nënshtrimit ndaj Thaçit. Kjo shpejtësi e ujdisë vjen nga ato 70 lëndë në prokurori të krimit ekonomik e urbanistik të komunës së Prishtinës kur atje ishte kryetar Isa Mustafa e të cilat ambasadorja amerikane Jacobson ia futi në frigorifer për ngrirje të cekët. Dy ditë pasi që Ambasadorja amerikane iu tha krerëve të LAN-it që edhe ju jeni të korruptuar andaj s'keni pse të distancoheni nga Thaçi, ajo shkoi te u.d. i kryeprokurorit të Kosovës, Sylë Hoxha, i cili është po ashtu i kapur: në njërën anë e mbajnë peng në pozitën e ushtruesit të detyrës e, në anën tjetër, vëllai i tij, Elez Hoxha, është në burg për korrupsion i dënuar me katër vjet pasi që si gjykatës ka marrë ryshfet!, vazhdoi Kurti. "Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë ndihmuar shumë në kohë lufte për çlirim por tash Ambasada Amerikane nuk po e ndihmon Kosovën në kohë paqe për zhvillim dhe demokratizim. Përkundrazi", citohet të ketë thënë Kurti.

Sipas Kurtit, megjithëse janë bërë më shumë se dy javë që ish-koalicioni LAN ka hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit ende nuk kemi konstituim të institucioneve sepse nuk u ngutej nëse ka krizë në institucione, por u ngutej pse nuk kishte krizë në LAN.

"PDK-ja nuk e pranoi ofrimin e Ramush Haradinajt dhe të AAK-së në fillim të kësaj jave dhe kësisoj e refuzoi për së dyti atë duke e pasur për qëllim jo vetëm përdorimin e Haradinajt për shkatërrimin e LAN-it por edhe poshtërimin e Haradinajt e të AAK-së. Gjatë takimeve të krerëve të LAN-it, Fatmir Limajn na pati treguar se Thaçi është njeri sadist, pra ai kënaqet duke i parë të tjerët teksa vuajnë", citohet të ketë thënë Kurti gjatë këtij tubimi, duke shtuar në anën tjetër se përderisa Thaçi qenka sadist, i bjen që Isa Mustafa me gatishmërinë për nënshtrim është mazohist".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TREPÇË - DALIN NGA MINIERA MINATORËT E BLLOKUAR (11.23.2014)
VULIN NË VERIUN E MITROVICËS KREMTON '70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË QYTETIT' (11.23.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - 2014 ISHTE VIT I DËSHTIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS (11.23.2014)
AFP - RAMA HAP BUNKERIN SEKRET TË NDËRTUAR NGA KOMUNISTËT, PREMTON HAPJEN E DOSJEVE TË SIGURIMIT TË SHTETITKy bunker sekret parashihej të shërbente si seli e Komitetit Qendror dhe e Parlamentit komunist në kohë lufte& (11.23.2014)
ME KËTO RITME GJYKATA SPECIALE NUK BËHET PARA VERËS SË VITIT TË ARDHSHËM (11.23.2014)
ALBIN KURTI - THAÇI NUK MUNDI TA BLEJË APO TA FRIKËSOJË ASNJËRIN NGA 63 DEPUTETËT E VLAN-it, POS MUSTAFËS (11.22.2014)
EKSPERTËT - VARFËRIA NË KOSOVË MBETET E NJËJTË EDHE MË 2015 (11.22.2014)
HAPET PËR PUBLIKUN BUNKERI ANTIATOMIK I ENVER HOXHËS, RAMA PREMTON SE DO TË HAPEN EDHE DOSJET E BASHKËPUNËTORËVE SIGURIMIT (11.22.2014)
ANALISTËT - LDK KONFIRMOHET SI PARTI ME POLITIKË TË PAQËNDRUESHME DHE JOSERIOZE NDAJ PARTNERËVE POLITIKË (11.22.2014)
SULMOHET SELIA E DEGËS SË LDKsë NË KODRËN E TRIMAVE - VOTUESIT E KËSAJ DEGE DUAN BALLAFAQIM ME ISA MUSTAFËN (11.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]