THAÇI E MUSTAFA E PËRFUNDOJNË MARRËVESHJEN E TYRE GJATË KËSAJ JAVE
E Hënë, 11.24.2014, 08:07am (GMT+1)
PRISHTINE - Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, u takuan mbrëmë vonë për të përcaktuar veprimet konkrete për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
"Në këtë takim, të dy kryetarët e partive respektive, si partnerë të koalicionit, shprehën zotimin e tyre për të punuar në mënyrë intensive për t'iu dhënë qytetarëve të Kosovës institucione kredibile, të afta për të çuar përpara agjendën e zhvillimit ekonomik, sundimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe procesin e integrimeve euro-atlantike", thuhet në një komunikatë të përbashkët të PDK-së dhe LDK-së.
Gjatë ditëve në vijim, Grupet punese të PDK-së dhe LDK-së do të takohen për përmbylljen e marrëveshjes politike dhe harmonizimin e programit të ardhshëm qeverisës.
Finalizimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës ndërmjet PDK-së dhe LDK-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim. Gjithashtu, brenda javës do të saktësohet edhe data e vazhdimit të seancës për zgjedhjen organeve udhëheqëse të Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë.
www.voal-online.ch
|