VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVA PO BRAKSITET SI NË KOHËN E PUSHTIMIT - NË KAMPIN E MYNIHUT EDHE 77 AZILKËRKUES TË RINJ NGA KOSOVA (Tekst dhe fotogaleri)
Në kampin hungarez të qytetit Szeged janë të vendosur 400 kosovarë

E Hënë, 11.24.2014, 09:09am (GMT1)


Kosova po braktiset si në okupim!

Papunësia dhe varfëri, po ua humbin durimin qytetarëve nga Kosova

Trendi i ikjes së qytetarëve të Kosovë drejt vendeve të Evropës, e veçmas kohëve të fundit, është pasojë e mungesës së politikave të duhura për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe pasojë e krizës së përgjithshme. Përfaqësues të sektorit të ekonomisë në vend, thonë se zhvillimi i ultë ekonomik, mungesa e politikave efikase për zhvillim dhe tërheqje të investimeve nga jashtë dhe mungesa e vendeve të punës për të rinj e Kosovës, janë shkaktar të kësaj situate jo vetëm këtë vit por viteve të fundit në përgjithësi.




Një shikues i KTV- së nga Gjermania, Sadik Ajeti me qëndrim në Munih, në redaksinë e Koha. net, ka dërguar foto nga një kamp azilkërkuesish në këtë qytet të Bavarisë.

Sipas tij, në këtë kamp dje nga Hungaria, kishin arritur 77 shtetas të Kosovës.

Në kampin hungarez të qytetit Szeged janë të vendosur 400 kosovarë të cilët po ashtu po presin të largohen nga ky qytet e të shkojnë në vende të tjera perëndimore, ka njoftuar ky lexues.

Shkak kryesor i largimit ë tyre nga Kosova theksohet të jetë situata e vështirë ekonomike dhe pa perspektiva që ata e shohin në Kosovë.




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.