VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AFISHE ANTI MUSTAFË NËPËR ZYRAT E LDK-së

E Hënë, 11.24.2014, 11:53am (GMT1)

Zyra të LDK-së nëpër Kosovë kanë gdhirë të mbuluar me grafite, trup dhelpre me emrin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Nuk dihen autorët këtyre afisheve ndërsa mendohet se ato u vunë si kundërshtim dhe si reagim ndaj marrëveshjes PDK LDK për formimin koalicionit qeverisës gjatë javës së shkuar.

Para këtyre afisheve, mospajtimet ishin shprehur edhe me thyerje xhamash në selinë e Degës së katërt të LDK-së- së Kosovës në kryeqytet.

Me gjithë këto mospajtime, LDK njofton se pothuaj të gjitha degët e saj përkrahin koalicionin parimor. kd



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.