E Mërkurë, 04.24.2024, 07:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVA ËSHTË MË E RREZIKUARA NË BALLKAN NGA SULMET TERRORISTE

E Hënë, 11.24.2014, 05:19pm (GMT+1)


Numri i njerëzve të vrarë në sulmet terroriste në mbarë botën në 2013 u rritën për 61 për qind në krahasim me vitin 2012, thuhet në raportin e Institutit Australian për Ekonomi dhe Paqe. Në raportin e ri publikohet një hartë, ku vendet me ngjyrë më të errët paraqiten si më të rrezikuara nga terrorizmi.

Ndër shtetet e rajonit ballkanik, Kosova paraqitet si vendi më i rrezikuar nga sulmet terroriste, ndërsa Shqipëria nuk figuron në 100 vendet e para të listës që përbëhet nga 162 shtete, dhe renditet e 107-ta.

Vlen të theksohet se Kosova, siç transmeton oranws, në këtë raport është trajtuar si një republikë e pavarur, ndërsa analistët vlerësojnë se shtetit më të ri të Ballkanit i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste nga territoret e ish-Jugosllavisë.

Kosova është në vendin e 54 dhe nga vendet fqinje, rreziku potencial kërcënon Bullgarinë e renditur e 60-ta, Maqedoninë e 75, ndërsa vendet e tjera të ish-Jugosllavisë janë shumë më pak të rrezikuara.

Serbia ndodhet në vendin e 89, pas Bosnjës dhe Malit të Zi ndërsa Kroacia, dhe Sllovenia, ashtu si Shqipëria nuk janë fare në 100 vendet më të rrezikuara.

Pesë vendet që kryesojnë listën janë, Iraku, Afganistani, Pakistani, Nigeria dhe Siria, në të cilat kanë humbur jetën dy të tretat e numrit të përgjithshëm të të vrarëve nga veprimet terroriste.

Statistikat për vitin e kaluar ishin katastrofike, dhe ekziston frika se numrat për vitin 2014 do të mund të jenë edhe më e lartë për shkak të shumë sulmeve të Shtetit Islamik, i cili operon në Lindjen e Mesme, ndjekur nga Boko Haram në Nigeri, si dhe talebanëve në Afganistan dhe Pakistan.

Përveç këtyre pesë vendeve, një rrezik i lartë nga sulmet terroriste kërcënon edhe Angolan, Bangladeshin, Burundin, Republikën Qendrore Afrikane, Bregun e Fildishtë, Etiopinë, Iranin, Izraelin, Malin, Meksikën, Mianmarin, Sri Lankën dhe Ugandën.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFISHE ANTI MUSTAFË NËPËR ZYRAT E LDK-së (11.24.2014)
ABDIXHIKU - KOALICIONI PDK-LDK, RRUGA JONË PËR NË FERR (11.24.2014)
KOSOVA PO BRAKSITET SI NË KOHËN E PUSHTIMIT - NË KAMPIN E MYNIHUT EDHE 77 AZILKËRKUES TË RINJ NGA KOSOVA (Tekst dhe fotogaleri)Në kampin hungarez të qytetit Szeged janë të vendosur 400 kosovarë (11.24.2014)
EURODEPUTETJA DËNON FYERJET PËR LOJTARËT SHQIPTARË NË STADIUMIN SERB (11.24.2014)
THAÇI E MUSTAFA E PËRFUNDOJNË MARRËVESHJEN E TYRE GJATË KËSAJ JAVE (11.24.2014)
ALBIN KURTI - HASHIM THAÇI DIHET SE ËSHTË SADIST, NDËRSA ISA MUSTAFA QENKA MAZOHIST (11.23.2014)
TREPÇË - DALIN NGA MINIERA MINATORËT E BLLOKUAR (11.23.2014)
VULIN NË VERIUN E MITROVICËS KREMTON '70 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË QYTETIT' (11.23.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - 2014 ISHTE VIT I DËSHTIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS (11.23.2014)
AFP - RAMA HAP BUNKERIN SEKRET TË NDËRTUAR NGA KOMUNISTËT, PREMTON HAPJEN E DOSJEVE TË SIGURIMIT TË SHTETITKy bunker sekret parashihej të shërbente si seli e Komitetit Qendror dhe e Parlamentit komunist në kohë lufte& (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]