E Martë, 04.23.2024, 09:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LUTFI HAZIRI SHPALL QYTETAR NDERI ILIR METËN

E Hënë, 11.24.2014, 07:36pm (GMT+1)

 

Gjilan, 24 nëntor - Në 102 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Kuvendi Komunal i Gjilanit ka shpallur sot qytetar nderi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Çmimi iu dha gjatë një seancë solemne, ku u tha se ky çmim i dedikohet Metës për kontributin që i dha Kosovës gjatë luftës, gjatë procesit të pavarësisë së Kosovës dhe që po vazhdon ta japë edhe sot në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës .

Kreu i Parlamentit të Shqipërisë është pritur sot në Gjilan nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri dhe stafi i tij.

Ndërkohë Meta dhe Haziri në një konferencë të përbashkët folën për bashkëpunimin e mirë dhe për sfidat që kanë në të ardhmen në fushën e integrimit. Meta tha se për shqiptarët po vijnë ditë më të mira. Foli për ngërçin politik në Kosovë, të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore derisa Gjilanin e quajti shembull të integrimit evropian.

"Për shqiptarët po vijnë ditë më të mira". Ky ishte mesazhi që dha të hënën në Gjilan kreu i Parlamentit shqiptarë Ilir Meta, gjatë vizitës që i bëri Gjilanit e ku u pritë nga Lutfi Haziri dhe stafi i tij raporton rajonipress.

Meta është pritur fillimisht nga qytetarët gjilanas që ishin mbledhur para objektit të komunës dhe më pas ka takuar Lutfi Hazirin dhe përfaqësuesit e "Vatrës".

Pas takimit Lutfi Haziri tha se ka pasur nderin që ta takojë mikun e tij të mëhershëm të rinisë."Për Gjilanin është një nder i madh që sot kemi Ilir Metën, njeriun që ju gjet shumë afër shqiptarëve të Kosovës në kohën kur ishte zëvendëskyeministër i Shqipërisë. Gjilani ndihet krenar për luftën heroike të Idriz Seferit dhe me dinjitet festojmë nëntorin e krenarisë".

Kurse Ilir Meta e filloi fjalimin e tij para medieve me këto fjalë: "Për flamurin e Skënderit, luftojnë djemtë e Idriz Seferit".
Edhe Meta ju bashkëngjit urimeve për festat e nëntorit duke thënë se shqiptarët kanë dhënë shumë që kjo ditë sot të jetë e madhe për të gjithë dhe e vlefshme në fushën e historisë.

Meta tha se edhe Gjilani edhe Anamorava kanë dhënë shumë për popullin shqiptarë sepse janë pjesëmarrës të shumë luftërave.

"Për shqiptarët po vijnë ditë më të mira sepse edhe këtu në Kosovë edhe në Kosovën Lindore po tregojnë se kanë vizion evropian. Ne tani kemi krijuar një frymë të mirë bashkëpunimi edhe me Kosovën dhe komunat e saja. Gjilani është një shembull i tolerancës, integrimit dhe kulturës politike. Gjilani i udhëhequr nga Lutfi Haziri ka treguar kulturë emancipuese dhe është treguar edhe shumë solidar edhe rreth mbrojtjes së shqiptareve të Kosovës Lindore" tha Meta.


Meta tha se me Hazirin kanë biseduar për të shtuar bashkëpunimin në fushën universitare, ekonomike, bujqësore etj.
Meta tha se në këtë vizitë ka takuar edhe përfaqësuesit e "Vatrës" dhe shtoj se popullata e atjeshme duhet të gëzojë të drejtat e garantuara sipas kartave të BE-së.

Ndërkaq duke folur rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe i pyetur nga rajonipress se si i sheh zhvillimet politike pas marrëveshjes PDK-LDK, Meta tha se pret një zhvillim pozitiv dhe pret një krijim të shpejt të institucioneve. "Besoj që koalicioni PDK-LDK do t`ia arrijë qëllimit dhe do të ecet tutje sepse Kosovën e presin shumë obligime dhe angazhime në fushën e integrimit": tha Meta.

Kurse Lutfi Haziri tha se LDK e ka vetëm një emër për kryeministër, e ai është Isa Mustafa. "Nëse veprohet ndryshe atëherë kalojmë në opozitë" tha Haziri.

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HASHIM THAÇI: PDK E LDK KANË IDEOLOGJI TË NJËJTË (11.24.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LDK PRET DEKLARIMIN E PDK-së PËR POSTIN E KRYEMINISTRIT (11.24.2014)
KOSOVA ËSHTË MË E RREZIKUARA NË BALLKAN NGA SULMET TERRORISTE (11.24.2014)
AFISHE ANTI MUSTAFË NËPËR ZYRAT E LDK-së (11.24.2014)
ABDIXHIKU - KOALICIONI PDK-LDK, RRUGA JONË PËR NË FERR (11.24.2014)
KOSOVA PO BRAKSITET SI NË KOHËN E PUSHTIMIT - NË KAMPIN E MYNIHUT EDHE 77 AZILKËRKUES TË RINJ NGA KOSOVA (Tekst dhe fotogaleri)Në kampin hungarez të qytetit Szeged janë të vendosur 400 kosovarë (11.24.2014)
EURODEPUTETJA DËNON FYERJET PËR LOJTARËT SHQIPTARË NË STADIUMIN SERB (11.24.2014)
THAÇI E MUSTAFA E PËRFUNDOJNË MARRËVESHJEN E TYRE GJATË KËSAJ JAVE (11.24.2014)
ALBIN KURTI - HASHIM THAÇI DIHET SE ËSHTË SADIST, NDËRSA ISA MUSTAFA QENKA MAZOHIST (11.23.2014)
TREPÇË - DALIN NGA MINIERA MINATORËT E BLLOKUAR (11.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]