VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PDIU I DREJTOHET NISHANIT - SHQIPTARËT NË ÇAMËRI TË NJIHEN ZYRTARISHT PAKICË KOMBËTARE

E Martë, 11.25.2014, 03:47pm (GMT1)


TIRANË PDIU dhe shoqata "Çamëria" kërkojnë që shqiptarët e mbetur në Çamëri të njihen zyrtarisht  pakicë kombëtare.

Në një prononcim publik, PDIU-ja i kërkon sot në mënyrë zyrtare dhe të drejtpërdrejtë Presidentit Nishani, Kryeministrit Rama dhe çdo instance tjetër shtetërore të ngrenë çështjen e pakicës së mbetur të shqiptarëve të Çamërisë ndaj homologëve të tyre grekë dhe Bashkimit Evropian.

Kërkesa e palës shqiptare duhet të jetë njohja zyrtare e statusit të pakicës kombëtare të shqiptarëve në Çamëri. Atyre u mohohen sot të drejtat bazike: e drejta e të vetëdeklaruarit shqiptar dhe arsimimit, meshimit e komunikimit në gjuhën amtare. Është e pafalshme nëse shteti shqiptar vijon të heshtë, thekson kjo parti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.