E Shtunë, 04.20.2024, 08:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
LISTA SERBE  PRET FTESËN PËR QEVERI

E Martë, 11.25.2014, 03:54pm (GMT+1)


Përderisa partnerët e koalicionit për formimin e qeverisë së re, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po bisedojnë për ndarjen e resorëve dhe për përcaktimin e programit qeverisës, Lista Serbe, është duke pritur ftesën e tyre për pjesëmarrjen e saj në qeverinë re.

Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq, thotë për Radion Evropa e Lirë, që ky subjekt i ka kushtet e saj pjesëmarrje në bashkëqeverisje, të cilat sipas tij kanë bazë reale.

"Ne tash po e presim ftesën nga ta që Lista Serbe t'i bashkëngjitet bisedimeve për pjesëmarrjen e saj në qeveri. Nëse ne do ta marrim atë ftesë, Lista Serbe gjithsesi se do t'i përgjigjet. Do të bisedojmë për kushtet, për të cilat në gjashtë muajt e fundit kemi folur dhe ato janë të njohura", ka theksuar Jabllanoviq.

Kushtet e Listës Serbe, sipas Jabllanoviqit, që nga fillimi kanë qenë: formimi i Asociacionit apo bashkësisë së komunave me shumicë serbe, të mundësohet kthimi i pronës së Kishës Ortodokse Serbe, kthimi i serbëve të zhvendosur në pronat e tyre, si dhe të anulohet privatizimi i ndërmarrjeve në mjediset ku jetojnë serbët.

Por, njohësi serb i zhvillimeve politike, Rangjel Nojkiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se pozicioni i serbëve është dobësuar dhe ai nuk beson se serbët do ta marrin pozitën e ngjashme, të cilën kjo bashkësi e ka pasur në mandatin e kaluar.

Kjo, për shkakun se sipas tij, Lista Serbe, gjatë gjashtë muajve të kaluar ka qëndruar anash dhe nuk është përfshirë me kohë dhe në mënyrë aktive në formimin e qeverisë dhe të shumicës parlamentare.

Megjithatë, ai vlerëson se Lista Serbe duhet të parashtroj kushte për formimin e qeverisë, por kushtet e tilla, sipas tij, duhet të jenë reale, sepse në të kundërtën do ta dobësojnë edhe më tej pozicionin e saj.

"Mendoj se deklaratat e fundit nga ana e Listës Serbe për kushtet, janë të papranueshme dhe sidomos janë jo objektive për arsyen e thjeshtë sepse disa anëtarë të Listës Serbe, të cilët janë sot deputet në Kuvendin e Kosovës, kanë marrë pjesë në privatizim. Ndërkaq, tash kërkojnë anulimin e asaj që partneri i koalicionit ose partneri nga lista, me nënshkrimin e vet e ka verifikuar një gjë të tillë", tha Nojkiq.

Ai ka theksuar se kushtet tjera të përmendura nga Lista Serbe kanë bazë reale.

Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike, Dren Doli, nga Instituti për Studime Juridike dhe Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se pjesa e madhe e kërkesave të Listës Serbe janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës.

Por, sipas tij, vendosja e kushteve është arsyetim për përfshirjen e saj në qeverinë e re të vendit, si dhe për realizimin e qëllimeve të tjera.

"Kurse, qëllimi themelor i kësaj liste është që të tentoj që ta menaxhoj dhe unifikoj lidershipin serb dhe ta lidhë këtë lidership edhe më tutje me objektivat e politikës së jashtme të Serbisë", theksoi Doli.

Ndryshe, lideri i Listës Serbe, Jabllanoviq ka theksuar se konsultat e vazhdueshme të Listës Serbe me Beogradin zyrtar, nuk do të krijojë pengesa, për shkak se Beogradi zyrtar është palë e nevojshme në procesin e pajtimit të shqiptarëve dhe serbëve.

Një gjë të tillë, sipas tij, e kanë identifikuar faktorët ndërkombëtarë, por edhe autoritetet e Kosovës.

Në të kundërtën, ka theksuar ai, bisedimet do të zhvilloheshin vetëm ndërmjet Prishtinës zyrtare dhe serbëve lokalë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PDIU I DREJTOHET NISHANIT - SHQIPTARËT NË ÇAMËRI TË NJIHEN ZYRTARISHT PAKICË KOMBËTARE (11.25.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - RRETH 8500 AZILKËRKUES NGA KOSOVA KËTË VIT (11.25.2014)
OBAMA - JEMI KRENARË PËR NJË ALEAT SI SHQIPËRIA (11.25.2014)
LUTFI HAZIRI SHPALL QYTETAR NDERI ILIR METËN (11.24.2014)
HASHIM THAÇI: PDK E LDK KANË IDEOLOGJI TË NJËJTË (11.24.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LDK PRET DEKLARIMIN E PDK-së PËR POSTIN E KRYEMINISTRIT (11.24.2014)
KOSOVA ËSHTË MË E RREZIKUARA NË BALLKAN NGA SULMET TERRORISTE (11.24.2014)
AFISHE ANTI MUSTAFË NËPËR ZYRAT E LDK-së (11.24.2014)
ABDIXHIKU - KOALICIONI PDK-LDK, RRUGA JONË PËR NË FERR (11.24.2014)
KOSOVA PO BRAKSITET SI NË KOHËN E PUSHTIMIT - NË KAMPIN E MYNIHUT EDHE 77 AZILKËRKUES TË RINJ NGA KOSOVA (Tekst dhe fotogaleri)Në kampin hungarez të qytetit Szeged janë të vendosur 400 kosovarë (11.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]