E Premte, 03.29.2024, 03:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI I KOSOVËS - SEANCA E 17 KORRIKUT MBASE VAZHDON MË 8 DHJETOR

E Martë, 11.25.2014, 06:13pm (GMT+1)


Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike janë pajtuar që më tetë dhjetor të mbledhin parlamentin për të zgjedhur kryesinë e tij dhe për të votuar qeverinë e re

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, janë duke përmbyllur procesin e ndarjes së pushtetit dhe tashmë janë duke përcaktuar postet ministrore dhe harmonizimin e programit qeverisës. Ato synojnë që përmbyllja e procesit të ndodhë në një seancë të parlamentit me datën tetë dhjetor për të zgjedhur udhëheqjen e tij e më pastaj të votohet edhe për qeverinë e re të vendit.

Vendimi i bë publik pasi që udhëheqësit e të dy partive u pritën në orët e pasdites nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, për t'u njoftuar me përgatitjet për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Tash për tash nuk janë dhënë hollësi rreth ndarjes së pushtetit ndërmjet dy partive.

Në Lidhjen Demokratike pohojnë se ajo do të udhëheqë qeverinë në bazë të marrëveshjes së arritur me Partinë Demokratike pak kohë pasi që posti i kryeministrit u bë shkas edhe i ndarjes së saj nga koalicioni pas zgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën për Kosovë dhe lëvizjen Vetëvendosje. Ato e kritikuan ashpër marrëveshjen për koalicionin e ri dhe veçanërisht Lidhjes Demokratike për prishjen e bllokut politik me to.

Të mërkurën në mbrëmje, Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u pajtuan në parim që të formojnë institucionet e reja, gati gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Që atë natë diskutimet janë përqendruar rreth posteve kryesore dhe sipas vëzhguesve Partia Demokratike përveç postit të kryetarit të Parlamentit po kërkon edhe garanci për mbështetjen e Lidhjes Demokratike për postin e presidentit të Kosovës, një pozitë që duhet të plotësohet në pranverën e vitit 2016, kur edhe skadon mandati i presidentes Atifete Jahjaga.

Sido qoftë, marrëveshja e së mërkurës, do t'i jap fund bllokadës së gjatë politike që e vuri Kosovën në krizën më të thellë institucionale që nga shpallja e pavarësisë së saj në vitin 2008.

Kjo është hera e dytë që Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike merren vesh për koalicion qeverisës. Ato së bashku qeverisën vendin nga viti 2007 deri në vitin 2010 kur vendi shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme pas përplasjeve ndërmjet të dy partive për shkak të procesit të privatizimit dhe dorëheqjes së presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Nëse gjerat shkojnë sipas planeve të deritashme, kjo do të shënojë herën e parë që Lidhja Demokratike do të merrte postin e kryeministrit që nga përfundimi i luftës në Kosovë.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LISTA SERBE  PRET FTESËN PËR QEVERI (11.25.2014)
PDIU I DREJTOHET NISHANIT - SHQIPTARËT NË ÇAMËRI TË NJIHEN ZYRTARISHT PAKICË KOMBËTARE (11.25.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - RRETH 8500 AZILKËRKUES NGA KOSOVA KËTË VIT (11.25.2014)
OBAMA - JEMI KRENARË PËR NJË ALEAT SI SHQIPËRIA (11.25.2014)
LUTFI HAZIRI SHPALL QYTETAR NDERI ILIR METËN (11.24.2014)
HASHIM THAÇI: PDK E LDK KANË IDEOLOGJI TË NJËJTË (11.24.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - LDK PRET DEKLARIMIN E PDK-së PËR POSTIN E KRYEMINISTRIT (11.24.2014)
KOSOVA ËSHTË MË E RREZIKUARA NË BALLKAN NGA SULMET TERRORISTE (11.24.2014)
AFISHE ANTI MUSTAFË NËPËR ZYRAT E LDK-së (11.24.2014)
ABDIXHIKU - KOALICIONI PDK-LDK, RRUGA JONË PËR NË FERR (11.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]