VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ENVER HASANI - VIDEON E MARRËDHËNIEVE SEKSUALE MA KA SAJUAR AAK-ja

E Martë, 11.25.2014, 06:20pm (GMT1)



Prishtinë, 25 nëntor - Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani beson që është duke u shantazhuar nga politika, konkretisht nga persona që janë të lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt.

Hasani ka bërë dy denoncime të ndara në Policinë e Kosovës për videot dhe tekstet, sipas të cilave Hasani ka kushtëzuar studentet me marrëdhënie seksuale.

Gjatë ngërçit politik, i cili zgjati për disa muaj, Hasani ka thënë se është kërcënuar, shantazhuar dhe terrorizuar ai dhe familja e tij. Në denoncimin e bërë në polici ka përmendur figura publike, të cilët kanë dëgjuar zyrtarë të AAK-së duke folur për "shantazhin", që po i përgatitej.

Baton Haxhiu, Dastid Pallaska dhe Bajram Gecaj, sipas denoncimit të Hasanit, e kishin dëgjuar Ardian Gjinin e AAK-së teksa kishte folur me zë për këtë çështje në një restorant në Prishtinë. AAK-ja këtij denoncimi ju ka përgjigjur me "non sens".

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, një femër rrëfen se si kryetari i Gjykatës Kushtetuese i kishte kërkuar shërbime seksuale një studenteje në këmbim të notës në fakultet. Ajo flet për fjalët banale që Hasani i kishte përdorur në telefonatat me këtë studente. Kjo vajzë ka akuzuar Hasanin se ka një dhomë në hotel "Kalaja" në Vushtrri ku i dërgon vajzat e tjera si kjo studente.

Por Hasani këto publikime i lidh me punën e tij si kryetar i Gjykatës Kushtetuese. kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.