VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PAPA FRANÇESKU MBËSHTETI ANËTARËSIMIN E VENDEE TË BALLKANIT NË BE

E Martë, 11.25.2014, 11:34pm (GMT1)


Strasburg, 25 nëntor - Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku ka deklaruar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në Bashkimin Evropian, do të mund të ishte një përgjigje ndaj dëshirës për paqe në rajon, i cili ka vuajtur shumë gjatë konflikteve të fundit.

Në kuadër të vizitës së tij në qytetin francez Strasbourg, Papa Françesku ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Evropian, ndërsa me këtë rast foli edhe për problemet e pranishme në Evropë, siç janë popullata e vjetër, papunësia, të drejtat e njeriut, mjedisi, terrorizmi si dhe problemi i emigrantëve.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.