E Premte, 04.19.2024, 11:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
A DO TA RESPEKTOJË OPOZITA SEANCËN E RE KONSTITUIVE TË 8 DHJETORIT TË PROPOZUAR NGA PDK-LDK?

E Mërkurë, 11.26.2014, 12:36pm (GMT+1)



Kuvendi i Kosovës pritet që përfundimisht të vazhdojë seancën konstituive më 8 dhjetor, ku në rend të ditës do të jetë zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij institucioni.

Data 8 dhjetor, është propozuar nga liderët e dy partive të koalicionit, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në takimin e mbajtur me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, të martën mbrëma.

Hashim Thaçi e Isa Mustafa kanë kërkuar këtë datë në mënyrë që PDK dhe LDK deri atëherë të harmonizojnë programin qeverisës dhe të ndajnë pozitat udhëheqëse të institucioneve dhe resorëve ministror në qeveri.

Sipas asaj që është paralajmëruar deri më tani, më 8 dhjetor fillimisht pritet të konstituohet Kuvendi e më pas, PDK dhe LDK do të kërkojnë mandatin nga presidentja, për kandidatin e tyre për kryeministër.

Ndonëse ende nuk janë bërë publike të gjitha detajet e marrëveshjes në parim ndërmjet Hashim Thaçit e Isa Mustafës, pritjet janë që kryetari i Kuvendit të zgjidhet nga PDK-ja, kurse kryeministri nga LDK-ja.

Kjo do të ishte hera e parë që LDK do të merrte nën drejtim Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se aktualisht grupet punuese të të dyja partive po e harmonizojnë programin e ardhshëm qeverisës.

"Ne tash, do të vazhdojmë me hapa të tjerë të rëndësishëm të bashkëpunimit por edhe të finalizimit të plotë të marrëveshjes në mes PDK-së dhe LDK-së, dy partive me vlera dhe interesa të përbashkëta të qendrës së djathtë", ka thënë Thaçi.

Deri më 8 dhjetor, Thaçi dhe Mustafa pritet të intensifikojnë negociatat edhe me Listën Serbe dhe partitë e komuniteteve tjera në Kuvend, në mënyrë që edhe ato të marrin pjesë në qeveri.

Varësisht numrit të ministrive, komuniteti serb dhe ai jo-serb, mund të marrin nën drejtim nga një apo edhe dy ministri dhe poste tjera nën-ministrore.

Data 8 dhjetor ndryshe shënon saktësisht gjashtëmujorin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare në Kosovë.

PDK dhe LDK kanë arritur marrëveshjen në parim më 19 nëntor, duke lënë kësisoji Lëvizjen Vetëvendosje, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën në opozitë.

LDK ishte në një marrëveshje me VV-në, AAK-në dhe Nismën për të penguar, siç thuhej, formimin e institucioneve nga ana e PDK-së, por ishin procedurat kushtetuese, sipas LDK-së, ato që e nxitën daljen e kësaj partie nga kjo marrëveshje. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NASER RUGOVA - ELEKTORATI I LDKsë ËSHTË KUNDËR KOALICIONIT ME PDKnë (11.26.2014)
AGUSTIN PALOKAJ - KOALICIONI SIPAS FILOZOFISË SË NASRADIN HOXHËS APO SIPAS PARIMEVE PERËNDIMORE (11.26.2014)
PAPA FRANÇSESKU NË STRASBOURG: "ÇFARË DINJITETI MUND TË KETË NJERIU PA PUNË ? T'I THEMI JO KONSUMIZMIT" (11.26.2014)
DARDAN MOLLIQAJ - ISA MUSTAFA ËSHTË NJERIU MË TINËZAR I POLITIKËS SË KOSOVËS (11.26.2014)
PAPA FRANÇESKU MBËSHTETI ANËTARËSIMIN E VENDEE TË BALLKANIT NË BE (11.25.2014)
ENVER HASANI - VIDEON E MARRËDHËNIEVE SEKSUALE MA KA SAJUAR AAK-ja (11.25.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - SEANCA E 17 KORRIKUT MBASE VAZHDON MË 8 DHJETOR (11.25.2014)
LISTA SERBE  PRET FTESËN PËR QEVERI (11.25.2014)
PDIU I DREJTOHET NISHANIT - SHQIPTARËT NË ÇAMËRI TË NJIHEN ZYRTARISHT PAKICË KOMBËTARE (11.25.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - RRETH 8500 AZILKËRKUES NGA KOSOVA KËTË VIT (11.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]