VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRSHËNDETJE E SEKRETARIT KERRY PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË

E Mërkurë, 11.26.2014, 10:57pm (GMT1)



Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përgëzoj popullin e Shqipërisë për 102 vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor, shprehet Sekretari amerikan i Shtetit.

Shqipëria është një aleate e fortë dhe e besueshme e NATO-s dhe një forcë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Falënderoj popullin shqiptar, thotë më tej zoti Kerry në mesazhin e tij,  për mbështetjen për misionet në Afganistan, si dhe për kontributin e menjëhershëm dhe të çmuar për koalicionin global kundër grupit ISIL.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin në mënyrë aktive përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur këkesat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ju përgëzoj për përparimin tuaj në rrugën drejt integrimit të plotë euroatlantik, thotë Sekretari i Shtetit, duke theksur se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Shqipërisë si partneri dhe aleati juaj i palëkundur.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.