E Enjte, 04.25.2024, 09:02am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NISMA LIGJORE PËR HAPJEN E DOSJEVE:AMBASADORI GJERMAN: NGA ESKPERIENCA GJERMANE HAPJA E DOSJEVE NJË PROJEKT QË DUHET ZBATUAR

E Enjte, 11.27.2014, 08:07am (GMT+1)



Grupi shqiptar i të drejtave të njeriut, dhe ish drejtues të lëvizjes studentore të dhjetorit 90 dorëzuan një nismë ligjore në parlament për hapjen e dsjeve të sigurimit të shtetit të mbështetur nga një grup deputetësh."‹"‹

Projektligji synon ndriçimin e krimeve të diktaturës nga shërbimi famëkeq dhe pastrimin e administratës nga bashkëpunëtorët e tij. "Të gjithë qytetarët mund të shohin dosjet e veta dhe ata që kandidojnë për poste publike do t'u publikohet veprimtaria nëse kanë patur lidhje me sigurimin. Ligji bën njëkohësisht edhe lustrimin edhe hapjen e dosjeve të Sigurimit" - thotë Elsa Ballauri, drejtuese e Grupit Shqiptar për të Drejtat Njerëzore.

Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman mori pjesë në atë takim për të sjellë përvojën e vendit të tij. Ai tha se hapja e dosjeve është një punë shumë e vështirë. "Kjo nuk është një çështje vetëm e parlamentit, medias dhe e diskutimeve publike, por këtu janë përfshirë mijëra familje. Çështja është se si të trajtohen me dinjitet viktimat e sigurimit të shtetit pas ato vuajtjeve" - theksoi ai.

Përfaqësuesi i shoqatës së të përndjekurve politikë Simon Miraka thotë se ende ka shpresa tek te rinjtë, që ta zgjidhin këtë çështje. Ndërsa studiuesi Afrim Krasniqi mendon se Shqipëria pati shansin që t'i hapte dosjet e shërbimit sekret në fillim të viteve 90, ndërsa vitet që kaluan hodhën poshtë mundësitë që procesi të jetë i dobishëm, dhe madje u keqpërdor. "Ne i kthehemi çështjes së dosjeve sa herë që afrohen fushatat zgjedhore. Politika nuk ka bërë asgjë për t'u ndarë nga e kaluara" - tha ai.

Shqipëria ka më tepër se dy dekada që ka rrëzuar regjimin komunist, megjithatë nuk i hapi asnjëherë dosjet e sigurimit famëkeq të shtetit, edhe pse partitë u ndërruan disa herë në pushtet. Ndërsa të burgosurit politik ende kërkojnë shpërblimet për burgimet politike e padrejta që vuajtën.za



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISMAIL KADARE - JAM PËR HAPJEN TOTALISHT TË DOSJEVE, MOS-HAPJA E DOSJEVE ËSHTË TRAGJEDI (11.27.2014)
PËRSHËNDETJE E SEKRETARIT KERRY PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË (11.26.2014)
KROACIA I KËRKON SERBISË TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT E SHESHELIT (11.26.2014)
ANGELA MERKEL - RUSIA PO E KËRCËNON PAQEN NË EVROPË (11.26.2014)
A DO TA RESPEKTOJË OPOZITA SEANCËN E RE KONSTITUIVE TË 8 DHJETORIT TË PROPOZUAR NGA PDK-LDK? (11.26.2014)
NASER RUGOVA - ELEKTORATI I LDKsë ËSHTË KUNDËR KOALICIONIT ME PDKnë (11.26.2014)
AGUSTIN PALOKAJ - KOALICIONI SIPAS FILOZOFISË SË NASRADIN HOXHËS APO SIPAS PARIMEVE PERËNDIMORE (11.26.2014)
PAPA FRANÇSESKU NË STRASBOURG: "ÇFARË DINJITETI MUND TË KETË NJERIU PA PUNË ? T'I THEMI JO KONSUMIZMIT" (11.26.2014)
DARDAN MOLLIQAJ - ISA MUSTAFA ËSHTË NJERIU MË TINËZAR I POLITIKËS SË KOSOVËS (11.26.2014)
PAPA FRANÇESKU MBËSHTETI ANËTARËSIMIN E VENDEE TË BALLKANIT NË BE (11.25.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]