E Enjte, 03.28.2024, 09:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA NUK ËSHTË IMUNE NDAJ TERRORIZMIT

E Enjte, 11.27.2014, 08:12am (GMT+1)



Gjatë dy vjetëve të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka trajtuar 28 raste, kallëzime penale, ndaj personave të dyshuar për vepra penale të terrorizmit.

Zyrtarët e kësaj prokurorie thonë se ajo nuk ka departament të veçantë për terrorizëm dhe as prokuror të veçantë, të cilët i trajtojnë vetëm këto raste.

Por, sipas tyre, lëndët që ndërlidhen me terrorizmin, u ndahen me radhë të gjithë prokurorëve të Prokurorisë speciale.

Liridona Kozmaqi, zëdhënëse e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2013, kjo prokurori ka pasur në punë gjithsej 9 raste të terrorizmit.

Po gjatë atij viti, siç thotë ajo, për një rast me 10 persona, është ngritur aktakuzë dhe gjykata ka shpallur aktgjykim dënues për të gjithë të akuzuarit. Sipas saj, disa raste janë bartur edhe në vitin 2014.

"Nga periudha paraprake, në vitin 2014, janë bartur 8 raste. Dy raste me 2 persona, si dhe një rast me persona të panjohur, janë në fazën preliminare të hetimeve. Ndërsa, për një rast me një person prokurori ka bërë pezullim të hetimeve", ka theksuar Kozmaqi.

Ajo shton se nga janari i vitit 2014 e deri më tani, Prokuroria Speciale ka pranuar në punë gjithsej 19 raste, kallëzime penale, kundër 112 personave, të dyshuar për vepra penale të terrorizmit.

"Gjatë kësaj periudhe prokurorët special, kanë filluar hetimet për 130 persona, për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.Ndaj një personi, prokurori, ka pushuar hetimet për vepër penale të terrorizmit dhe për të njëjtin rast, ka ngritur aktakuzë për vepër penale "˜Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'", shprehet Kozmaqi.

Ajo ka theksuar se gjithsej 36 persona momentalisht gjenden në paraburgim, ndërsa 24 personave u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Në anën tjetër, me 13 nëntor të këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm amerikan Eric Holder, kishte njoftuar për angazhimin e prokurorëve dhe këshilltarëve ligjorë në disa rajone përfshirë këtu Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore, në kuadër të luftës kundër terrorizmit.

"Në bashkëpunim me Byronë Kundër-terrorizmit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Departamenti i Drejtësisë ka vendosur të emërojë prokurorë federal dhe këshilltarë të lartë të forcave të rendit në disa rajone kyçe përfshirë këtu Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut për të punuar me vendet që synojnë shtimin e kapaciteteve të tyre për të hetuar dhe ndjekur penalisht luftëtarët e huaj terroristë", pati thënë zoti Holder, pas një takimi që kishte zhvilluar në Washington me zyrtar të Bashkimit Evropian, për të shqyrtuar mes tjerash kërcënimet nga terrorizmi.

Ai gjithashtu pati thënë se "Departamenti i Drejtësisë tashmë i ka këshilltarët e vet në katër shtete të Ballkanit dhe së shpejti pritet të vendosë edhe një këshilltar rajonal kundër-terrorizmit në rajon".

Ndryshe, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova tashmë ka Strategjinë Nacionale Kundër Terrorizmit, nga e cila edhe buron plani veprimit të Policisë së Kosovës në luftë kundër terrorizmit.

Ai thekson se Policia e Kosovës ka bashkëpunim shumë të ngushtë edhe me institucionet tjera të sigurisë ne vend, duke përfshirë edhe institucionet relevante ndërkombëtare në rajon dhe me gjere.

Hoxha thekson se policia në vazhdimësi bën vlerësime të rreziqeve të mundshme, në përgjithësi, përfshirë edhe ato që mund të vijnë nga terrorizmi apo grupet terroriste.

"Policia e Kosovës vlerëson se tani për tani nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës, megjithatë Kosova nuk mund të jetë imune sikurse nuk janë edhe shtetet me te zhvilluara ne Evropë e më gjere", ka thënë Hoxha.

Zyrtarët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, patën theksuar se në rastet e hetuara që ndërlidhen me terrorizmin, janë hetuar persona me profile të ndryshme, ndër ta edhe imamë, nxitës dhe rekrutues të personave të caktuar, për të cilët dyshohej se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak.

Ndryshe, drejtuesit e institucioneve të larta të Kosovës, gjatë këtij viti, në vazhdimësi, u kanë bërë thirrje mekanizmave përgjegjës të sigurisë në vend që të veprojnë për të pamundësuar aktivitetet, organizimin dhe çfarëdo veprimtarie radikale e ekstremiste.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pati thënë se "institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të lejojnë që vendi të shndërrohet në burim të aktiviteteve kriminale e terroriste që kërcënojnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues".
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NISMA LIGJORE PËR HAPJEN E DOSJEVE:AMBASADORI GJERMAN: NGA ESKPERIENCA GJERMANE HAPJA E DOSJEVE NJË PROJEKT QË DUHET ZBATUAR (11.27.2014)
ISMAIL KADARE - JAM PËR HAPJEN TOTALISHT TË DOSJEVE, MOS-HAPJA E DOSJEVE ËSHTË TRAGJEDI (11.27.2014)
PËRSHËNDETJE E SEKRETARIT KERRY PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË (11.26.2014)
KROACIA I KËRKON SERBISË TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT E SHESHELIT (11.26.2014)
ANGELA MERKEL - RUSIA PO E KËRCËNON PAQEN NË EVROPË (11.26.2014)
A DO TA RESPEKTOJË OPOZITA SEANCËN E RE KONSTITUIVE TË 8 DHJETORIT TË PROPOZUAR NGA PDK-LDK? (11.26.2014)
NASER RUGOVA - ELEKTORATI I LDKsë ËSHTË KUNDËR KOALICIONIT ME PDKnë (11.26.2014)
AGUSTIN PALOKAJ - KOALICIONI SIPAS FILOZOFISË SË NASRADIN HOXHËS APO SIPAS PARIMEVE PERËNDIMORE (11.26.2014)
PAPA FRANÇSESKU NË STRASBOURG: "ÇFARË DINJITETI MUND TË KETË NJERIU PA PUNË ? T'I THEMI JO KONSUMIZMIT" (11.26.2014)
DARDAN MOLLIQAJ - ISA MUSTAFA ËSHTË NJERIU MË TINËZAR I POLITIKËS SË KOSOVËS (11.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]