E Enjte, 04.25.2024, 09:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EKSPORTI I KOSOVËS MBULON VETËM 12,6 PËR QIND TË IMPORTIT

E Enjte, 11.27.2014, 11:52am (GMT+1)



Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar "Statistikat e Tregtisë së Jashtme lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin tetor 2014 prej 205,3 milionë Euro, krahasuar me periudhën e njëjtët të vitit 2013, ku deficiti ishte 192,6 milionë Euro. Eksporti mbulon importin me 12.6%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2014 kishte vlerën 29,6 milionë Euro, e cila është një rritje prej 13.2%; ndërsa importi ka një rritje prej 7.4%, ose në vlerën 234,9 milionë Euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 52.9% e eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7% produktet minerale; 7.0% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 5.9% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.2% produktet bimore; 4.0% tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 19.7% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.7% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10.5% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 9.3% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.0% produktet e industrisë kimike; 6.1% plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7% tekstili dhe artikujt e tekstilit; 5.6% mjetet e transportit etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 19.3% për eksport dhe 42.9% për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 40.2% për eksport dhe 30.5% për import, në raport me tetorin e vitit 2014. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në Kinë 27.5%, Maqedoni 13.5%, Shqipëri 12.9%, Mali të Zi 7.0%, Serbi 5.6%, Gjermani 4.7%, Itali 4.3% etj.

Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga Serbia 16.4%.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KREU I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS - SEKS NË KËMBIM TË NOTËS? (11.27.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA NUK ËSHTË IMUNE NDAJ TERRORIZMIT (11.27.2014)
NISMA LIGJORE PËR HAPJEN E DOSJEVE:AMBASADORI GJERMAN: NGA ESKPERIENCA GJERMANE HAPJA E DOSJEVE NJË PROJEKT QË DUHET ZBATUAR (11.27.2014)
ISMAIL KADARE - JAM PËR HAPJEN TOTALISHT TË DOSJEVE, MOS-HAPJA E DOSJEVE ËSHTË TRAGJEDI (11.27.2014)
PËRSHËNDETJE E SEKRETARIT KERRY PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË (11.26.2014)
KROACIA I KËRKON SERBISË TË DISTANCOHET NGA DEKLARATAT E SHESHELIT (11.26.2014)
ANGELA MERKEL - RUSIA PO E KËRCËNON PAQEN NË EVROPË (11.26.2014)
A DO TA RESPEKTOJË OPOZITA SEANCËN E RE KONSTITUIVE TË 8 DHJETORIT TË PROPOZUAR NGA PDK-LDK? (11.26.2014)
NASER RUGOVA - ELEKTORATI I LDKsë ËSHTË KUNDËR KOALICIONIT ME PDKnë (11.26.2014)
AGUSTIN PALOKAJ - KOALICIONI SIPAS FILOZOFISË SË NASRADIN HOXHËS APO SIPAS PARIMEVE PERËNDIMORE (11.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]