VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PARLAMENTI EVROPIAN DËNON GJUHËN E URREJTJES TË SHESHELIT

E Enjte, 11.27.2014, 03:04pm (GMT1)


Pamje e ndërtesës së Parlamentit Evropian në Strasburg



Një rezolutë e Parlamentit Evropian, që është mbështetur sot nga të gjitha grupet kryesore politike, i ka dënuar aktivitetet e fundit të të akuzuarit serb për krime të luftës, Vojisllav Sheshel.

Në tekstin, i cili është miratuar, dënohet "luftënxitja e Sheshelit, nxitja për urrejtje dhe i nkurajimi i pretendimeve territoriale dhe përpjekjet e tij për zhvendosjen e Serbisë nga rruga evropiane".

Mëtutje, theksohet se retorika e tij "i ka rihapur plagët psikologjike të viktimave nga lufta dhe mizoritë në vitet '90".

Në rezolutën e miratuar nga Parlamenti Evropian kërkohet që Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë të "ndërmarrë masa për rishqyrtimin e ekzistimit të kushteve për lirim të përkoshshëm nën rrethanat e reja".

Më herët këtë muaj, Tribunali i Hagës e ka liruar Sheshelin për shkaqe shëndetësore, para se të marrë vendim në procesin e mbajtur kundër tij.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.