VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËRUROHET SHTATORJA E OSMAN DUMOSHIT - ORGANIZATORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968
Në ceremoni mori pjesë një delegacion i Vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye

E Enjte, 11.27.2014, 03:37pm (GMT1)


Në përvjetorin e 46-të të demonstratave historike të vitit 1968, u zhvilluan homazhe e pati edhe manifestime në disa qytete të Kosovës.

Qytetarë e zyrtarë kujtuan këtë ngjarje , prej nga nisi rrugëtimi i pandërprerë i pavarësisë, që do të kurorëzohej me luftën çlirimtare të viteve të fundshekullit të kaluar, kur UÇK-ja e ndihmuar nga forcat e NATO-së përfundimisht ia dolën të dëbonin forcat pushtuese nga Kosova.

Sot, në kujtim të saj dite, në kryeqytet, afër Qendrës së Studentëve, u zbulua shtatorja e njërit nga ideatorët e organizatorët e këtyre demonstratave, Osman Dumoshit. Në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij mori pjesë një delegacion i Vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye. Delegacioni vendosi kurorë edhe në pllakën përkujtimore të dëshmorit Murat Mehmeti.

Në këtë ceromi, që përputhet edhe me festën e Pavarësisë së Shqipërisë, merrnin pjesë, përveç familjarëve e të afërme, edhe qytetarë të tjerë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.