ISMAIL QEMALIT Sonet nga PETRO MARKO
E Enjte, 11.27.2014, 04:29pm (GMT+1)
FATOS, burimi që çele po shtohet, Dhe nuk do shterret jo, bota t'humbasë! Sa zëri i qiellit fundi! të bërtasë -Drita e djellit mbi dhe të pushohet!-
Vepra e jote, përdita ndriçohet! Po ti o Burrë, na ike pa gas, Na le përjetë, po ti le pas Lirinë, Lirinë që Kombi lëvdohet.
Heshtur ti prehesh mestuar në varr, Dhe shqipja e lirë flutron si e marrë, Vërtitet nga brigjet në fush' e në mal,
Zëmrat shqiptare përvlohen si zjarr! Pa digjet dhe Vlora, djepi ku u shpall Idea jot' e shënjt' o Ismail Qemal!
1932
PETRO MARKO
|