VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ISMAIL QEMALIT
Sonet nga PETRO MARKO

E Enjte, 11.27.2014, 04:29pm (GMT1)




FATOS, burimi që çele po shtohet,
Dhe nuk do shterret jo, bota t'humbasë!
Sa zëri i qiellit fundi! të bërtasë
-Drita e djellit mbi dhe të pushohet!-

Vepra e jote, përdita ndriçohet!
Po ti o Burrë, na ike pa gas,
Na le përjetë, po ti le pas
Lirinë, Lirinë që Kombi lëvdohet.

Heshtur ti prehesh mestuar në varr,
Dhe shqipja e lirë flutron si e marrë,
Vërtitet nga brigjet në fush' e në mal,

Zëmrat shqiptare përvlohen si zjarr!
Pa digjet dhe Vlora, djepi ku u shpall
Idea jot' e shënjt' o Ismail Qemal!

1932


PETRO MARKO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.