E Enjte, 03.28.2024, 06:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
QË NGA VITI 2008 JANË RIATDHESUAR 25 MIJË VETË - EDHE KY ËSHTË NJË FAKTOR QË E THELLON VARFËRINË NË KOSOVË

E Enjte, 11.27.2014, 06:18pm (GMT+1)


 

Thellimin e varfërisë në Kosovë thuhet të kenë rritur edhe numri i qytetarëve të Kosovës të cilët kohëve të fundit janë riatdhesuar nga vendet e ndryshe evropiane.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, që nga viti 2008 e deri tani, vlerësohet se nga shtetet e Bashkimit Evropian janë riatdhesuar mbi 25 mijë persona.

Derisa, gjatë vitit 2013 numri i personave të riatdhesuar ka qenë mbi 5 mijë persona. Kthimet, kryesisht janë bërë nga Gjermania, Suedia , Zvicra dhe Franca.

Një hulumtim i bërë nga Rrjeti i Kosovës Kundër Varfërisë, thuhet se pavarësisht se autoritetet e vendit janë zotuar se qytetarëve të riatdhesuar do t'iu ofrohen kushtet e nevojshme, shumë familje po ballafaqohen me probleme ekonomike dhe sociale.

Vehbi Mujku nga kjo organizatë, theksoi se familjet e riatdhesuara në Kosovë kanë përkrahje nga autoritetet e Kosovës, por që kjo përkrahje është vetëm 12 muaj dhe pas kësaj periudhe gjendja ekonomike dhe sociale e tyre është e pasigurtë.

"Numri i familjeve dhe individëve të kthyer, riatdhesuar, ka ndikuar drejtpërdrejtë në thellimin e varfërisë në Kosovë. Ka disa shkaqe që ky kthim e ka rritur shkallën e varfërisë në Kosovë. Një nga këto është mungesa e strehimit për shumë nga këto familje", thekson Mujku.

Sipas këtij hulumtimi shumë prej këtyre familjeve të riatdhesuara janë raste sociale dhe kanë problem me punësimin dhe arsimimin. E gjithë kjo siç thekson Mujku, e ka rënduar jetesën e tyre.

"Duke u nisur nga e gjithë kjo këto familje çdo herë paraqiten në sistem si familje me probleme tjera të theksuara sociale, siç është dhuna në familje, sjellja asociale e fëmijëve, braktisja e shkollave nga fëmijët, bredhja rrugëve dhe ndonjëherë edhe krimi"
, thekson Mujku.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila koordinon procesin e ri-integrimit të personave të riatdhesuar kanë theksuar si të nevojshme që procesi i riatdhesimit të kalojë në nivelin komunal.

Kushtrim Nreci nga Departamenti për Ri-integrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka theksuar se edhe niveli lokal duhet të jenë të përgatitur pasi që numri i të kthyerve do të rritet.

"Gjatë viteve në vijim do të kemi edhe një numër më të madh të të kthyerve dhe do të kemi një numër të madh i cili duhet të na gjejë të përgatitur që t'i përballojnë sfidatdhe proceset që na takojnë", thekson ai.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria ekstreme e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qind, derisa varfëria e moderuar, e cila nënkupton jetesën me 5 dollarë në ditë, ka arritur në rreth 50 për qind.

Në anën tjetër, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, thekson se personave të riatdhesuar duhet t'iu krijohen kushte adekuate për ri-integrim.

"Personat të cilët riatdhesohen kanë një mentalitet tjetër nga ajo që është në Kosovë. Ata atje kanë pasur një jetë më të mirë sesa ajo çka i pret këtu. Shumë prej tyre kanë punuar dhe janë aftësuar atje në ndonjë profesion që ndoshta në Kosovë ka mungesë, dhe shteti i Kosovës në këtë aspekt duhet të krijojë kushte për ta", vlerëson Arifi.

Pavarësisht numri të madh të të riatdhesuarve, se fundi interesimi i të qytetarëve të Kosovës për të migruar në vende të ndryshme të botës është rritur.

Riatdhesimi i emigrantëve dhe ri-integrimi i tyre është një nga parakushtet kryesore për të hequr regjimin e vizave me BE-në.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISMAIL QEMALITSonet nga PETRO MARKO (11.27.2014)
PËRUROHET SHTATORJA E OSMAN DUMOSHIT - ORGANIZATORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968Në ceremoni mori pjesë një delegacion i Vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye (11.27.2014)
PARLAMENTI EVROPIAN DËNON GJUHËN E URREJTJES TË SHESHELIT (11.27.2014)
271 MIJË PERSONA NË KOSOVË JETOJNË ME MË PAK SE 1 EURO NË DITË (11.27.2014)
EKSPORTI I KOSOVËS MBULON VETËM 12,6 PËR QIND TË IMPORTIT (11.27.2014)
KREU I GJYKATËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS - SEKS NË KËMBIM TË NOTËS? (11.27.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - KOSOVA NUK ËSHTË IMUNE NDAJ TERRORIZMIT (11.27.2014)
NISMA LIGJORE PËR HAPJEN E DOSJEVE:AMBASADORI GJERMAN: NGA ESKPERIENCA GJERMANE HAPJA E DOSJEVE NJË PROJEKT QË DUHET ZBATUAR (11.27.2014)
ISMAIL KADARE - JAM PËR HAPJEN TOTALISHT TË DOSJEVE, MOS-HAPJA E DOSJEVE ËSHTË TRAGJEDI (11.27.2014)
PËRSHËNDETJE E SEKRETARIT KERRY PËR PAVARËSINË E SHQIPËRISË (11.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart�]