VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TURQIA PRET NESËR PAPA FRANÇESKUN

E Enjte, 11.27.2014, 09:48pm (GMT1)



Stamboll, 27 nëntor Në prag të vizitës së nesërme të Papa Françeskut në Turqi, qytetarët e këtij vendi kujtojnë vizitën e Papa Benediktit XVI i cili gjatë vizitës së tij në Stamboll ka përgatitur një sërë befasish.

Është vlerësuar si moment historik kur udhëheqësi shpirtëror i katolikëve në botë, u kthye në drejtim të Mekës duke u falur në Xhaminë e Kaltër (xhaminë e Sulltan Ahmetit) në Stamboll.

Papa Benedikti XVI, i cili më vonë u bë i njohur si Papa që dha i pari dorëheqjen pas një preiudhe 600 vjeçare në historikun e papatit, ka tërhequr vëmendje të madhe të botës kur në vitin 2006, gjatë vizitës së tij në Turqi hyri në xhami. Këtë hap e bëri në momentin kur myslimanët nga mbarë bota ishin zemëruar me deklaratën e tij për islamin.

Papa gjerman ka shqetësuar besimtarët mysliman dy muaj para vizitës së tij në Stamboll kur gjatë një ligjërate citoi mbretin e Bizantin nga shekulli i 14-të i cili kishte krahasuar islamin me dhunën.

Dy muaj pas kësaj, në Xhaminë e Sulltan Ahmetit në qytetin më të populluar turk, Papa palosi duart dhe i vuri mbi barkun e tij, ashtu ai kreu ritin e faljes së namazit.

Ky gjest i tij ishte surprizë e madhe për botën, pasi Papa Benedikti XVI ishte i njohur për qëndrimin e rreptë kundër çdo fleksibiliteti në teologjinë e krishterë dhe pluralizmit fetar.

Një tjetër kthesë e papritur gjatë vizitës së Papës Benedikt XVI ishte edhe deklarata e tij pas takimit me kryeministrin e atëhershëm të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ku ai shprehu mbështetje për Turqinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Erdogan më parë deklaroi se nuk do të takohet me Papën, sepse deklarata e tij ndaj islamit kishte shkaktuar zemërim tek Erdogani. Megjithatë, takimi i tyre ishte organizuar pak para udhëtimit të Erdoganit në Riga në samitin e NATO-s.

Pasi një takimi të shkurtër në aeroportin në Ankara-së, kryeministri i Turqisë citoi deklaratën e Papës se dëshiron të shohë Turqinë në Bashkimin Evropian.

"Ai tha: 'Ju e dini se ne nuk kemi rol në politikë, por duam që Turqia të bëhet anëtare e BE-së'.", ka thënë Erdogan në një deklaratë për mediat, duke përshkruar qëndrimin e Papës si "pozitiv".

Oponioni publik i Turqisë ishte mjaft i befasuar me fytyrën e re të Papës.

Vetëm dy vjet para kësaj, kur si Kardinal Joseph Ratzinger, konsiderohej si teologu më i lartë i kishës, Papa në një intervistë për gazetën franceze "La Figaro", Turqinë e ka përshkruar si vend i cili është "në kundërshtim të vazhdueshëm me Evropën", për shkak të rrënjeve të saj me islamin.

Vizita e atëhershme e Papa Benediktit XVI në Turqi zhvilluar me masa të larta të sigurisë.

Nesër Turqia pret vizitën e Papa Françeskos i cili gjatë vizitës së tij dyditore do të takohet me krerët më të lartë të shtetit, do të vizitojë Muzeun e Shën Sofisë, dhe Xhaminë Blu të Sulltanit Ahmet dhe më pas do të mbajë meshën në katedralen katolike të Shpirtit të Shenjtë. Vizita e tij e ka për qëllim forcimin e lidhjeve midis Lindjes dhe Perëndimit.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.