VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

AHMETI - XHIPI I MUSTAFËS KA ÇMIM MARRAMENDËS

E Premte, 11.28.2014, 09:23am (GMT1)

   
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë emisionit "Interaktiv" të KTV-së, ka thënë se Komuna nuk ka mundur ta shesë xhipin e Isa Mustafës pasi çmimi është i shtrenjtë për qytetarëve.

"Xhipi është thjesht shumë i shtrenjtë për qytetarët. Jo vetëm për qytetarët, por edhe për biznesmenët", ka thënë Ahmeti.

"Kemi vendosur dy herë në shitje, por nuk kemi mundur ta shesim. Tash do të shkojmë me ankand, me çmimin më të lartë. Mund të ia ofrojmë qeveri së re ndërsa këto para do t'i përdorim për asistencë sociale".


"Kjo shitje s'ka efekt të madh, por duam të tregojmë se është marre të shëtisim me ata xhipa", ka theksuar Ahmeti.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.