VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLORË - KRERËT E SHTETIT MARRIN PJESË NË FESTIMET E 28 NËNTORIT, FLAMURI LARTËSOHET NGA KAMPIONËT BOTËRORË GODELLI E BEGAJ

E Premte, 11.28.2014, 10:55am (GMT1)



Në shumë qytete në Shqipëri sot shënohet 102 vjetori i Pavarësisë, me ç'rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore e politike.

Në kryeqytetin Tiranë, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", janë vendosur shumë flamuj, ndërsa ndërtesat e afërta janë pajisur me zbukurime të ndryshme.

Zyrtarët e lartë të qeverisë së Shqipërisë në Vlorë vendosin kurora në Monumentin e Pavarësisë.

Manifestime të shumta po mbahen edhe në Kosovë, pastaj në qytetet me popullatë shumicë shqiptare në Maqedoni, e në rajone të tjera.

Aktivitete për të kujtuar këtë ditë kombëtare janë organizuar në qytetin bregdetar të Vlorës, aty ku kryeministri i parë i vendit Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e vendit.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Meta dhe ministra të qeverisë morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë, i cili u lartësua nga kampionët e peshëngritjes, Daniel Godelli dhe Romela Begaj.

RAMA URON NE FACEBOOK: GEZUAR FESTEN E PAVARESISE

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë shqiptarët për 102-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në faqen e tij zyrtare në "Facebook", Rama shkruan: "Gëzuar të gjithëve festën e pavarësisë së Shqipërisë "ª#"Žfeelingalbanian".

Festimet për 102-vjetorin e pavarësisë janë zhvilluar të ndara edhe në këtë ditë të rëndësishme për shqiptarët. Axhenda e festimeve të qeverisë dhe ajo e Bashkisë së Tiranës, me në krye liderin e opozitës, janë të ndryshme edhe këtë vit.


Axhenda e Presidentit

Me 28 nëntor 2014, Presidenti i Republikës do të marrë pjesë në këto veprimtari me rastin e 102-vjetorit të Pavarësisë:
Në orën 10.00 do të jetë në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit;
Në orën 12.30 në Muzeun "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" të Krujës (Salla e Trashëgimisë) Presidenti Nishani do të zhvillojë Kuvendin "Historia i flet se ardhmes" (edhe transmetim direkt);
Në 18.30 Presidenti do të dekorojë figura të shquara historike në Pallatin e Brigadave (edhe transmetim direkt);
dhe në orën 19:30 do të japë pritjen për nder të Festes së Pavarësisë në Hotel Sheraton.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.