E Enjte, 04.25.2024, 11:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BASHKËPUNIMI EKONOMIK KOSOVË-SHQIPËRI POTHUAJ NUK EKZISTON

E Premte, 11.28.2014, 03:02pm (GMT+1)



Me gjithë vullnetin dhe gatishmërinë politike për krijimin e një tregu të përbashkët Kosovë Shqipëri, marrëdhëniet ekonomike në mes këtyre dy shteteve mbeten simbolike apo karakterizohen vetëm nga shkëmbimet tregtare eksport import, thonë ekspertët e çështjeve ekonomike.

Kurse, sipas të dhënave të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, nga viti 2005 deri në vitin 2013, shuma e përgjithshme e importeve nga Shqipëria në Kosovë ka arritur mbi 581 milionë euro, kurse eksporti nga Kosova në Shqipëri kap shumën mbi 235 milionë euro.

Numri i kompanive nga Shqipëria të regjistruara në Kosovë është 689 kurse numri i të punësuarve të deklaruar është mbi 3000.

Ndërkaq, numri i bizneseve kosovare që operojnë në Shqipëri është afër 400.

Vlera e investimeve direkt nga kompanitë më pronarë shqiptar të Shqipërisë në Kosovë është 104 milionë euro.

Ekspertët e çështjeve ekonomike konsiderojnë se nëse merren për bazë shifrat në mes dy shteteve vërehet një rritje e vazhdueshme e shkëmbimeve tregtare, por në strukturën e këtyre shkëmbimeve nuk ka ndonjë përmbajtje që identifikon ndonjë ofertë të begatshme.

Ibrahim Rexhepi, udhëheqës i Qendrës për Hulumtime dhe Studime "STRAS", për Radion Evropa e Lirë thotë se nuk ka forma të qarkullimit të kapitalit, investimeve të ndërsjella por në shumicën e rasteve te shkëmbimet tregtare eksport import dominojnë metalet, respektivisht hekuri mbeturinë.

"Sado që duket që numri i kompanive të Kosovës në Shqipëri apo e kundërta është i madh, më shumë është shifër që mashtron se sa prezanton realitetin e vërtetë. Me qenë se janë ndërmarrje të vogla nuk kanë ndonjë qarkullim dhe shpesh janë fiktive. Kështu që krejt ky bashkëpunim pa marrë parasysh betimeve qeveritareve, nënshkrimeve të dokumenteve nuk ka ndonjë nivel të avancuar", thekson Rexhepi.

Bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë ekziston vetëm në aspektin politik, kurse në aspektin ekonomik paraqiten barriera të ndryshme, konsideron eksperti tjetër për çështje ekonomike, Milazim Abazi.

Sipas tij, mungon vullneti politik i të dy qeverive që të rritet bashkëpunimi ekonomik.

"Edhe qeveria e Shqipërisë por edhe ajo e Kosovës duhet të punojnë më shumë të hiqen barrierat formale që kanë në mes vete. Ne duhet të krijojmë patjetër një zonë të lirë doganore në mes Prishtinës dhe Tiranës zyrtare dhe t'i shkrijmë kufijtë ekonomikë në mes vete", thekson Abazi.

Ndërkaq, Ibrahim Rexhepi thotë se shkak i moszhvillimit të këtij integrimi ekonomik mbeten barrierat doganore në mes këtyre dy shteteve.

Ai thotëse ambienti i biznesit duhet të jetë i njëjtë si në Prishtinë po ashtu edhe në Tiranë, madje sipas tij, duke eliminuar të gjitha barrierat administrative, doganore dhe jo doganore.

"Meqenëse për kundër të gjitha këtyre "˜mrekullive' që flasin qeveritë e të dyja vendeve, ne kemi rastin kur bllokohen mallrat e Kosovës në rrugëtim të Shqipërisë apo edhe e kundërta. Çka do të thotë se nuk mjafton vetëm vullneti dhe deklarimi por duhet shumë në mënyrë operative të iu qasemi këtij problemi", shprehet Rexhepi.

Autostrada Durrës Kukës Morinë që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur Ibrahim Rugova, ka lehtësuar qarkullimin e mallrave nga të dyja palët.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VLORË - KRERËT E SHTETIT MARRIN PJESË NË FESTIMET E 28 NËNTORIT, FLAMURI LARTËSOHET NGA KAMPIONËT BOTËRORË GODELLI E BEGAJ (11.28.2014)
TIRANË - FJALA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA GJATË DORËZIMIT TË LEJËS PËR NDËRTIMIN E XHAMISË (11.28.2014)
AHMETI - XHIPI I MUSTAFËS KA ÇMIM MARRAMENDËS (11.28.2014)
VOAL JU URON - MOTRA E VËLLEZËR SHQIPTARË KUDO QOFSHI: E GËZOFSHIM PËR JETË E MOT ME DINJITET E NDER DITËN E FLAMURIT! NGA SKËNDER BUÇPAPAJ  DHE ELIDA BUÇPAPAJ (11.28.2014)
PARLAMENTI EVROPIAN MIRATON REZOLUTË PËR SHESHELIN - BEOGRADI REAGON ME BRUTALITET (11.28.2014)
TURQIA PRET NESËR PAPA FRANÇESKUN (11.27.2014)
SHQIPËRI - DEBATI ÇLIRIM APO DIKTATURË (11.27.2014)
QË NGA VITI 2008 JANË RIATDHESUAR 25 MIJË VETË - EDHE KY ËSHTË NJË FAKTOR QË E THELLON VARFËRINË NË KOSOVË (11.27.2014)
ISMAIL QEMALITSonet nga PETRO MARKO (11.27.2014)
PËRUROHET SHTATORJA E OSMAN DUMOSHIT - ORGANIZATORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968Në ceremoni mori pjesë një delegacion i Vetëvendosjes me Albin Kurtin në krye (11.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]