VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin tani pavarësinë e Kosovës
E Enjte, 02.05.2009, 05:57pm (GMT1)

Rezoluta e Parlamentit Europian inkurajon vendet e BE-së të njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës

 

Voal-online - Ashtu siç pritej,  në prag të një vjetorit të pavarësisë, Parlamenti Evopian ka miratuar sot me shumicë votash rezolutën për Kosovën. Më këtë Rezolutë, Parlamenti Europian inkurajon vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë. Kjo përfshihej në Rezolutë me anë të një amendamenti që u miratua me 281 vota pro dhe 229 kundër.
Siç bëhet e ditur nga mediat e Kosovës, Evropian, ka miratuar sot rezolutën për Kosovën me 424 vota për dhe 133 kundër. Po ashtu Parlamenti Europian ka përshëndetur vendosjen e suksesshme të EULEX-it në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në veri të Ibrit, duke përsëritur kundërshtimin e mundësisë së copëtimit të Kosovës.
Në rezolutë po ashtu theksohet se "marrëveshjet kalimtare midis OKB dhe Qeverisë së Serbisë duhet të ri-shqyrtohen, në dritë të zhvillimeve në terren, kur EULEX të arrijë aftësitë e plota operacionale".
Kjo do të thotë se UNMIK duhet të pushoje se ekzistuari kur te vendoset EULEX plotësisht në territorin kosovar.
Parlamentarët europianë u shprehën optimistë për përmirësimin e situatës së sigurisë në Kosovë dhe ftojnë qeverinë të promovojë bashkekzistencën dhe dialogun mes komuniteteve.
Rezoluta u miratua nje dite pasi u diskutua gjeresisht per situaten ne Kosove. Ne fakt rezoluta ishte pergatitur muaj më parë dhe kishte qellim qe te qartesonte qëndrimin europian për Kosovën. Kosova u shpall e pavarur më 17 shkurt 2008 dhe është njohur si shtet i pavarur nga 54 vende të botës. Nga 27 vendet anëtare të BE-së, deri tani Kosova është njohur nga 22 vende.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.