VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
FAK-u NË DUART E BEOGRADIT E Hënë, 12.15.2014, 08:35am (GMT1) Një prej dy prioriteteve të para që ka vendosur kryeministri Isa Mustafa me të marrë detyrën e re është krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës. Mandatin e kaluar ish-kryeministri Hashim Thaçi nuk kishte arritur ta fitonte përkrahjen e serbëve që konsideroheshin më luajalë se aktualët në Kuvend, me gjithë përpjekjet "mbinjerëzore" për t'u siguruar atyre vendet e rezervuara edhe për një mandat tjetër, në këmbim të votës për ushtrinë. Madje Thaçi gjithë fajin ia kishte hedhur LDK-së për mosvotimin e amendamenteve kushtetuese. Tani Mustafa, që u bë partner i Thaçit në qeverisje, përveç përmendjes si prioritet kryesor krijimin e FAK-ut, nuk ka treguar se si do t'i qaset partnerit tjetër- Listës Serbe, pa votat e të cilëve nuk mund të bëhet ndryshimi i amendamenteve kushtetuese. As nga Lista Serbe nuk kanë treguar nëse do të votojnë për ushtrinë e Kosovës. www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |