E Premte, 04.19.2024, 11:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BORXHI I PËRGJITHSHËM I SHQIPËRISË ARRIN 6.6 MILIARDË EURO

E Hënë, 12.15.2014, 09:39am (GMT+1)

   
Tiranë, 15 dhjetor - Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare është rritur dukshëm gjatë këtij viti. Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e fundit, borxhi është rritur për 588 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kurse borxhi i përgjithshëm i Shqipërisë është 6.6 miliardë euro ose 66 për qind e prodhimit bruto.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gati gjysma e rritjes ka ardhur nga borxhi i marrë nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër është borxh i bankave, por edhe sektorëve të tjerë të ekonomisë.

Aktualisht borxhi që Shqipëria i detyrohet botës është 6.6 miliardë euro. Nga ky borxh, 2.6 miliardë euro janë borxhi i qeverisë, në formën e huave nga donatorët, por edhe kredive tregtare, ndërsa pjesa tjetër është marrë nga kompanitë private, por edhe bankat kryesisht në formën e depozitave.

Edhe pse Shqipëria, ka një nivel të ulët borxhi nga jashtë krahasuar me vendet e tjera, të dhënat tregojnë se ky tregues po rritet me ritme të shpejta.

Sipas Bankës së Shqipërisë krahasuar me fundin e vitit 2007, borxhi i jashtëm është trefishuar në vlerë nga 2.2 në 6.6 miliardë euro dhe është aktualisht sa 66 për qind e Prodhimit Kombëtar, citon BW.

Vitet e fundit huamarrja është konsideruar një zgjidhje e detyruar për të ruajtur ekuilibrat e ekonomisë, në pamundësi për të siguruar valutë të mjaftueshme nga eksportet dhe investimet e huaja.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FAK-u NË DUART E BEOGRADIT (12.15.2014)
KRYEMINISTRI I KOSOVËS NUK FTOHET NË SAMITIN EKONOMIK NË BEOGRAD (12.15.2014)
GRATË SHQIPTARE JANË PJESA MË E VARFËR E SHOQËRISË, MË E DHUNUAR FIZIKISHT DHE MË PAK E PËRFAQËSUAR (12.14.2014)
EDITORIALI I VOA MBI MARRËDHËNIET KOSOVË-SERBI (12.14.2014)
MITROVICË - PARKU I PAQES NUK DO TË HIQET (12.14.2014)
LUGINA E PRESHEVËS KËRKON PËRFAQËSIM NË QEVERINË E KOSOVËS (12.14.2014)
THAÇI - MARRËVESHJA PDK-LDK DO TË ZBATOHET NË TËRËSI (Intervistë) (12.14.2014)
QOSJA REPLIKON MË TEJ NDAJ MUSTAFËS (12.14.2014)
EKSPERTËT - QEVERIA E RE TË NDALOJË URGJENT EMIGRIMIN MASIV TË QYTETARËVE (12.14.2014)
AURELA & YOUNG ZERKA FITOJNË KËNGËN MAGJIKE (12.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]