VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRUKSEL - NESËR RIFILLON DIALLOGU KOSOVË-SERBI

E Hënë, 12.15.2014, 04:49pm (GMT1)


PRISHTINE - Rifillojnë bisedimet mes Kosovës e Serbisë në Bruksel. Ministrja për Diallogun Edita Tahiri, njëherazi kryenegociatore për implementim në dialogun e Brukselit, udhëton sot për Bruksel, për të marrë pjesë në takimet e radhës.

Në axhendën e takimeve janë çështjet e energjisë, sigurimit kufitar të automjeteve, çështja e licencimeve të kompanive të pjesës veriore të Kosovës nga institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe çështja e importit të medikamenteve.

"Takimet trepalëshe të ndërmjetësuara nga BE-ja pritet të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor 2014. Nga këto takime pritet të arrihen dakordime në fushat e lartpërmendura. si dhe të hartohen plane për zbatim të mëtejmë të Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Gjatë qëndrimit në Bruksel, ministrja Tahiri do të zhvillojë takime me përfaqësues të BE-së, për të diskutuar mbi fazën vijuese të dialogut të Brukselit, pas formimit të Qeverisë së re në Kosovë", thuhet në një njoftim të Qeverisë së Kosovës.

Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, në përbërjen e tij do të ketë ekspertët nga ministritë dhe institucionet tjera relevante për temat që do të trajtohen.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.