VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

REFORMA TERRITORIALE - RRËZOHET KËRKEA E PDsë

E Hënë, 12.15.2014, 06:21pm (GMT1)



Në Shqipëri Gjykata kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e partisë demokratike, forcës kryesore të opozitës, për ta shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale, duke e lënë atë në fuqi e duke i hapur kështu rrugë zbatimit të saj me zgjedhjet e reja për pushtetin vendor, të cilat sipas dekretit të sotëm të Presidentit Bujar Nishani do të mbahen 21 qershor 2015.

Sipas opozitës, reforma shkelte kushtetutën në të paktën 5 raste, duke nisur nga miratimi i njëanshëm dhe me procedura të përshpejtuara, deri te moskonsultimi me qytetarët apo heqja e nocionit komunë i cili sic u shprehën gjatë seancës së javës së shkuar përfaqësuesit demokratë, është i përcaktuar në Kushtetutë. Ende nuk dihen kundër argumentat e Gjykatës e cila pritet të zbardhë në ditët e ardhshme vendimin e saj dhe argumentat ligjor që cuan në rrëzimin e kërkesës së demokratëve.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama përshëndeti "vendimin e kthjellët të Kushtetueses", sic shkruante në ai në Twitter. Sipas kryeministrit, ky vendim "vulos një reformë historike dhe i hap rrugë riorganizimit rrënjësor të territorit e shërbimeve". Ende nuk ka një reagim zyrtar nga partia demokratike, e cila po zhvillon dhe një tjetër betejë paralele kundër reformës territoriale. Mbi 100 komuna të drejtuara prej saj kanë bërë kërkesë për zhvillimin e referendumeve lokale për rrëzimin e saj.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.