VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

THAÇI E JACOBSON BISEDOJNË PËR AGJENDËN E QEVERISË

E Hënë, 12.15.2014, 07:09pm (GMT1)


Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot ambasadorën amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se bisedimet janë përqendruar në agjendën e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe politikën e jashtme.

Thaçi ka thënë se ka siguruar ambasadoren Jacobson se Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj angazhimeve për konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe vazhdimin e dialogut.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.