VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

TOGERËT DHE MAJORËT E MUP-it NË POLICINË E KOSOVËS

E Martë, 12.16.2014, 08:41am (GMT1)

 
Ivan Aksentijeviq ka ndërruar uniformë prej kohësh. Zyrtarisht nuk është më polic i Serbisë, por i Kosovës. Mban gradën e majorit dhe është zëvendëskomandant i një prej stacioneve policore në veri të Kosovës.

Këtë gradë kaq të lartë atij ia ka mundësuar marrëveshja në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Po të ndiqte procedurat e gradimit si kolegët e tij shqiptarë, do t'i duheshin vite pune e investime në karrierë.

Mirëpo, me marrëveshje atij i është dhënë kjo gradë pa përfillur asnjë procedurë gradimi e paraparë më Ligjin mbi Policinë e Kosovës. Marrëveshja i ka mundësuar që të zërë pozitë dhe gradë të lartë në Policinë e një shteti, që për 15 vjet nuk e kishin njohur si të tyre duke punuar për interesa të Serbisë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.