VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RISHFAQET UÇK-ja NË MAQEDONI, MERR PËRSIPËR SULMET NË STACIONET POLICORE

E Martë, 12.16.2014, 08:45am (GMT1)

   
Përmes një emaili, shpërndarë mediave, Ushtria Çlirimtare Kombëtare merr përsipër përgjegjësinë për sulmet ndaj stacioneve policore në Maqedoni.

Një javë më parë dy mjete shpërthyese shpërthyen para stacioneve policore në Kumanovë dhe Tetovë.

"Mbrëmjen e natës 9 dhjetor, në orën 20 në mënyrë të koordinuar njësitet e UÇK goditën në afërsi stacionet policore në Bit Pazar Shkup, njësinë speciale Ilinden Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë", thuhet në komunikatën e UÇK-së, e firmosur me emrin "Kushtrimi".

Bashkë me komunikatën është lëshuar edhe deklaratë politike, gjithashtu e firmosur nga "Kushtrimi", në të cilën shprehen shqetësime ndaj situatës aktuale të shqiptarëve në Maqedoni duke i bërë thirrje ndërkombëtarëve për ndërhyrje.
Ja deklaratat e shpërndara nëpër mediat elektronike:


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.