E Premte, 04.19.2024, 04:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
NDAHET NGA JETA SHRIMTARI I MADH SKËNDER DRINI

E Martë, 12.16.2014, 03:51pm (GMT+1)


TIRANË, 16 Dhjetor - Shkrimtari i madh shqiptar Skënder Drini është ndarë sot nga jeta në moshën 79 vjeçare.

Lindur në Voskopojë të Korçës, më 9.8.1935 në një familje atdhetare, Skënder Drini ka kryer Universitetin e Tiranës dhe ka punuar si mësues në rrethet Tropojë, Burrel e në Shkodër në vitet 1954-1982.

Botimet e tij të para, edhe pse për jetën e botën e fëmijëve, zgjuan interes dhe treguan se në skenën e letërsisë shqiptare po vinte një zë i veçantë. Më pas, botimet e tjera, vëllimet me tregimet e veçanërisht romanet, qenë një befasi. Lexuesit e vëmendshëm e kritika, panë në këto vepra një stil e ngjyrim emocional të veçantë, se si ndërthureshin harmonikisht tek ai shkrimtari, historiani, filozofi,analisti e politologu, një shkrimtar potent që sillte me art e kulturë realitete të ndryshme historike e bashkëkohëse, të mbështjella me një tis filozofik e frazë ekspresive që të bënte për vete.

Me këtë bagazh veprash që pushtuan libraritë e bibliotekat shqiptare, sidomos në harkun kohor të viteve '70-80 të shekullit të kaluar, ai "iu imponua" Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë, e cila nga viti 1982-1991 e nxori shkrimtar në profesion të lirë, pra duke i krijuar kushte më të mira krijuese.

Në vitet 1992-1997 është diplomat në Turqi, sekretar i parë i Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Ankara, ku dhe ka një pauz në botime.

Në vitin 1997 kthehet sërish në Shkodër, drejtor i Televizionit "Shkodra TV1", nga viti 1999 analist politik për çështjet e Evropës Juglindore, të Ballkanit dhe të problemeve shqiptare në gazetat "Koha jonë", "Sot", "Shekulli", etj.

Skënder Drini ishte anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shkodrës.

Ishte poliglot. Zotëronte mjaft mirë italishten, frëngjishten e turqishten dhe komunikon në anglisht, serbokroatisht dhe rusisht.

Shkrimtari Skender Drini është Laurat i Çmimit të Republikës së Shqipërisë.

"Shembja e idhujve" kryevepra e Skënder Drinit

Profesor Moikom Zeqo i krahason veprat e tij si shkrimtar me Petro Markon, Jakov Xoxën, Dritëro Agollin apo edhe Ismail Kadarenë Profesor Moikom Zeqo nuk mund të rri pa na folur për formimin e shkrimtarit, edhe për atë çka Skënder Drini u ka dhënë shqiptarëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës edhe më tej.

Ai na tregon për të se është një njeri shumë i formuar edhe që zotëron disa gjuhë të huaja. Për një periudhë ka qenë edhe atasheu ynë kulturor në Turqi. "Qysh herët ka botuar libra që kanë tërhequr vëmendjen. Kryevepra e tij është "Shembja e idhujve", kjo vepër hyn në radhët e veprave të tilla siç janë: "˜Qyteti i fundit' i Petro Markos, "˜Lumi i vdekur' i Jakov Xoxes, por vepra e tij krahasohet edhe me romanet e Kadares dhe të Agollit". "Shembja e idhujve" është ekranizuar dhe është kthyer në film. " Kjo është vepra më realiste, që tregon situatën edhe mentalitetin e malësorëve të Veriut, përpjekjet e tyre për të kërkuar dritë dhe përparim. Me pak fjalë kjo është sinteza", shpjegon studiuesi. Më pas ka botuar një numër të mëdhenjsh romanesh. Ka botuar edhe "Monografi historike", për shembull siç është ajo për Barjam Currin. Ka botuar libra për fëmijë, por edhe libra të fanta-shkencës. "Pas viteve '90 Skënderi ka shkuar libra me shumë cilësi, po përmend dy vepra të tijat që janë: "˜Nata e ka emrin grua' dhe "˜Korbi'. Por ka shkruar edhe një numër të madh librash me tregime. Ai është një tregimtar i pazakontë, për shumë arsye që unë nuk mundet që t'i shpjegojë dot. Gjithmonë krijimtaria e këtij njeriu ka mbetur e panjohur, për shkak se ka qenë në Shkodër, edhe se nuk është artikuluar nga mediet tona. Por pavarësisht kësaj cilësia e prozës së tij, qëndron shumë më lartë, sesa cilësia e shumë romancierëve që marrin çmime sot në Shqipëri". Studiuesi tregon gjithë bindje, se asnjëri nuk krahasohet me Skënder Drinin. "Skënder Drini hyn te figurat e mëdha të letërsisë shqipe siç janë: Kadareja, Agolli, Petro Marko, Jakov Xoxa etj. Ai ka dhënë kontribut të veçantë edhe në shkrimet politike. Ka botuar një numër të madh studimesh për çështjen e lirisë së Kosovës dhe të shqiptarëve të Maqedonisë. Ka pasur një periudhë që ka qenë bashkëpunëtor i disa gazetave kryesore, për shtypin shqiptar, ku kryesisht ka shkruar esse politike. Skënderi ka bërë edhe një libër me aforizma". Këto janë disa nga veprat kryesore që profesor Zeqo veçon, teksa thotë se pavarësisht kësaj lënieje në heshtje, vullneti i tij i paepur ka qenë gjithmonë vetëm që të punonte papushim. "Ajo që më ka habitur te ky njeri, është se ky kishte një status me ekonomi të mjeruar. Duke patur një pension të vogël vetë, edhe gruaja duke mos patur pension fare, ai nuk është ankuar asnjëherë. Por megjithatë shumë njerëz e duan dhe e kanë ndihmuar që të botojë librat". Librat nuk botoheshin pa para, miqtë dhe shokët, duke e njohur nga afër dhe duke ia njohur vlerat e tij artistike, e kanë ndihmuar që t'i botonte. Libri i fundit me tregime i Skënder Drinit është botuar nga "Zenit" dhe titullohet "Klas".

Veprat

Letersi per fëmijë

Tregimet e së shtunës tregime 1965

Do të luajmë pas luftës tregime 1967

Tregime për botën tonë tregime 1967

Kompania e katërt roman (Botimi I '73) 1967

Tregime të zgjedhura për fëmijë tregime 1977

Tregime

Kumbimet e reja të pyjeve 1972

Tregimet e veriut 1977

Rruga e njeriut 1990

I racconti del Nord ( Tregimet e Veriut) perkthimi Pavlina Nasca, Bari , Itali, 2007

Romane


Shqipja e kreshtave tona (Vol.I) 1967

Shqipja e kreshtave tona (Vol.II) 1970

Shqipja e kreshtave tona Prishtinë, 1970

Kënga e dritës 1970

Njeriu gjigant 1973

Shembja e idhujve 1975

Midis dy kohëve 1978

Vraje tradhtinë 1978

Kirurgët 1984

Bajram Curri Biografi e letrarizuar 1984

Tanush Martini 1990

Ishulli i qetë Prishtine, 1996

Shfytyrimi EuroRilindja, 1996

Eklipsi i hënës 1998

Kthim në vetvete Publicistikë analitike

Shekulli i Kosovës 2000

Përballje 2002

Nata është grua 2004

Korbi shtëpia botuese "Globus R"-Tiranë, 2007

Sonambul shtëpia botuese "Ilar" -Tiranë, 2008

Parajsa e gjenive shtëpia botuese "Ilar" -Tiranë 2009

Planeti i lodhur 2012

Klas - 2014

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHPËTOI NË SHQIPËRI - MAFIOZI ITALIAN KAPET NË BRINDIZI (12.16.2014)
TË RINJTË IKIN NGA KOSOVA MASIVISHT - PA E DITUR SE KU SHKOJNË (12.16.2014)
TUZI SHUMË SHPEJT MERR STATUSIN E KOMUNËS - GARANTON LUKSHIQ (12.16.2014)
KUVENDI I KOSOVËS I PARALIZUAR - KOMISIONET NUK ARRIJNË VOTAT E MJAFTUESHME (12.16.2014)
RISHFAQET UÇK-ja NË MAQEDONI, MERR PËRSIPËR SULMET NË STACIONET POLICORE (12.16.2014)
TOGERËT DHE MAJORËT E MUP-it NË POLICINË E KOSOVËS (12.16.2014)
MINISTRAT E JASHTËM TË BE-së MIRATOJNË KONKLUZIONET PËR KOSOVËN (12.15.2014)
ALMA LAMA GODET NË KUVEND - ANËTARËT E KOMISIONIT PËR PUNË TË JASHTME NUK DINË ANGLISHT (12.15.2014)
AMBASADA AMERIKANE NË PRISHTINË URON RITA ORËN PËR PËRFORMANCËN NË SHTËPINË E BARDHË (12.15.2014)
SERBIA VAZHDON KOLONIZIMIN E VERIUT TË KOSOVËS (12.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]