VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

GJYKOHEN GRABITËSIT E ORËVE QË DYSHOHET SE JANË DËNUAR NË MUNGESË EDHE NË BAHREJN

E Mërkurë, 12.17.2014, 09:51am (GMT1)


Ndaj pesë të akuzuarve për grabitjen e 79 orëve të arta në shtetin e Bahrejnit, po vazhdon gjykimi në Prishtinë.

Edhe pse, sipas informatave që kanë avokatët, të cilat, sipas tyre, nuk janë hedhur poshtë as nga prokurorët e EULEX-it të këtij rasti, të akuzuarit janë dënuar në mungesë nga një Gjykatë e Bahrejnit, siç thuhet, me "dënime të rënda".

Avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar që gjykimi të ndërpritet nën bazën e asaj që një person nuk mund të gjykohet dy herë për të njëjtën vepër, mirëpo një gjë e tillë nuk është bërë nga kryesuesja e trupit gjykues, gjyqtarja e EULEX-it, Marie Tuma.

Ata kërkesën e tyre e mbështesin në parimin ligjor "Ne bis in Idem", që do të thotë se askush nuk gjykohet dy herë për të njëjtën vepër. Ndërprerjen e gjykimit e kanë kërkuar vetëm avokatët...
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.