VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BEOGRADI LËSHON FLETARREST PËR BALLISTIN E DYSHUAR TË DRONIT

E Mërkurë, 12.17.2014, 10:54am (GMT1)



I dyshuari kryesor për lëshimin e dronit të famshëm në stadiumin e Beogradit, dhe i cili, sipas mediave serbe, u bë shkak i ndërprerjes së ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka ikur nga Italia, dhe, sipas gazetës "Kurir" të Beogradit, ai shëtitet lirshëm nëpër Kosovë.

Policia serbe, transmeton Koha.net shkrimin e kësaj gazete, së shpejti do të mund ta arrestojë, pasi që ajo tashmë ka shpallur flet-arrest për Ismail Morinën, i njohur me nofkën "Ballisti".

Gjithnjë sipas gazetës "Kurir", policia serbe në bashkëpunim me policitë e tjera të vendeve fqinje, po përpiqet ta arrestojë Ballistin, transmeton Koha.net.

Spekulohet se Morina "fshihet" në Itali, së pari në Firence, e pastaj në rrethinë të Lecces, e meqë, sipas Kuririt, rrethi po i "ngushtohet" atje, me feribot ka ikur në Shqipëri dhe pastaj në Kosovë.

Sipas kësaj gazete, Morina përmes rrjeteve sociale, ka "provokuar" (thënie e famshme e Kuririt), pasi që javën e shkuar është fotografuar pranë shtëpisë së Adem Jasharit në Prekaz.

Ai ka pasaportë shqiptare dhe italiane.

Si shumë herë më parë, edhe ky lajm sipas të gjitha gjasave është një spekulim i kësaj medie, e cila është e njohur me qëndrimet ekstreme antishqiptare.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.