E Shtunë, 04.20.2024, 04:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EKSPERTËT - BUXHETI I VITIT 2015 SHPREH VAZHDIMËSINË E POLITIKËS EKONOMIKE TË KOSOVËS

E Mërkurë, 12.17.2014, 11:15am (GMT+1)



Buxheti i vitit 2015, i cili është shqyrtuar dhe riproceduar si projektligji nga Qeveria e Kosovës dhe që pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës, është pak a shumë një përcjellje e trendit të deritanishëm të projeksioneve buxhetore.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve për çështje ekonomike, ky buxhet nuk mund t'i përmbushë të gjitha premtimet e partive të koalicionit qeverisës, që i patën dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Lumir Abdixhiku, drejtor ekzekutiv në Institutin "Riinvest",, thotë për Radion Evropa e Lirë se buxheti i vitit 2015 nuk do të ketë refleksion në disa prej pritjeve më bazike.

Sipas tij, nuk duhet pritur realizim premtimesh nga alokimet buxhetore, por nga politikat tjera fiskale.

Nga përvoja e deritashme, sipas tij, buxhetet e kaluara, të cilat janë të ngjashme me atë të vitit 2015, nuk kanë sjellë zhvillim të mjaftueshëm ekonomik.

"Mos të harrojmë se vitin e fundit kemi pasur rritje ekonomike prej vetëm 2.5 për qind dhe mesatarisht, rritje të njëjtë kemi pasur edhe në dy-tre vjetët e mëparshëm".

"Pra, në qoftë se ndjekim një shpërndarje financiare çfarë kemi bërë deri më tani, ku të gjitha paratë i çojmë vetëm në rrugë, pak në investime kapitale gjithë rajonale dhe më pak në forcimin e gjyqësorit, të edukimit dhe shëndetësisë ose të vet sektorit privat, atëherë është pak e pritshme që të kemi ndonjë ndryshim të madh të situatës ekonomike", thotë Abdixhiku.

Mejdi Bektashi, profesor në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, vlerëson se aprovimi nga Kuvendin i Kosovës i ligjit për buxhetin, të propozuar nga qeveria e vendit, do të jetë vetëm një hap drejt mundësisë eventuale për realizmin e premtimeve të partive të koalicionit qeverisës, të cilat i kanë dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Ai nuk beson se shumica e premtimeve mund të realizohen vetëm nga mjetet buxhetore.

"Nënkuptohet se ato premtime nuk mund të realizohen, kryekëput, nga mjetet buxhetore, që janë më të vogla se 1. 6 miliardë euro. Por, me ndihmën e donatorëve, korporatave të mëdha, multinacionale dhe ndryshimin e kornizës ligjore për tërheqjen e investimeve të huaja, në vitin e parë dhe vitin e dytë, mund të fillojë një derdhje e kapitalit të huaj në Kosovë", thotë Bektashi.

Profesor Bektashi, vlerëson se buxheti për vitin 2015, mund ta mbajë administratën dhe t'i realizojë projektet e propozuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore.

Ai shpreh mendimin se rreziku nga një krizë financiare në vend, nuk është real.

"Unë nuk besoj se në kushtet e tanishme mund të paraqitet kriza financiare në Kosovë. Janë arsye të shumta. Por, problemi qëndron në atë se buxheti nuk mund ta luaj rolin e një faktori shumë të rëndësishëm zhvillimor", thekson Bektashi.

Ai shton se çështja e rritjes së pagave, mbetet opsion i hapur.

Por, Abdixhiku, përjashton mundësinë e rritjes së pagave, sepse sipas tij, kjo mund të prodhojë krizën financiare.

"Nuk do të rriten pagat dhe kjo mos rritje e pagave bëhet për një arsye të thjeshtë, të ruajtjes së stabilitetit financiar, pra, të shmangies së krizës financiare. Po të kishte rritje të pagave, me këtë buxhet do të ishte e pamundur. Gjithashtu buxheti nuk projektin as luftë ndaj evazionit fiskal dhe jo formalitetit, meqenëse ka rreth në rreth 35 për qind të shitjeve të biznese", shprehet Abdixhiku.

Ndryshe, ekspertët e çështjeve ekonomike, vlerësuan se qëllimet e parashtruar në formë të premtimeve nga ana e partive të koalicionit qeverisës, nuk mund të realizohen, jo vetëm për shkak të mjeteve, por pa ndryshuar klimën e biznesit dhe qasjen ndaj investitorëve të huaj. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BEOGRADI LËSHON FLETARREST PËR BALLISTIN E DYSHUAR TË DRONIT (12.17.2014)
GJYKOHEN GRABITËSIT E ORËVE QË DYSHOHET SE JANË DËNUAR NË MUNGESË EDHE NË BAHREJN (12.17.2014)
BASHKIMI EVROPIAN KONFIRMON ZGJERIMIN NË BALLKAN - POR ME KUSHTE TË RREPTAMinistrat e jashtëm të BE-së debatuan dje për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit (12.17.2014)
BE-ja I KËRKON KOSOVËS TË NDALOJË VËRSHIMIN E EMIGRIMEVE TË PALIGJSHME (12.16.2014)
NDAHET NGA JETA SHRIMTARI I MADH SKËNDER DRINI (12.16.2014)
SHPËTOI NË SHQIPËRI - MAFIOZI ITALIAN KAPET NË BRINDIZI (12.16.2014)
TË RINJTË IKIN NGA KOSOVA MASIVISHT - PA E DITUR SE KU SHKOJNË (12.16.2014)
TUZI SHUMË SHPEJT MERR STATUSIN E KOMUNËS - GARANTON LUKSHIQ (12.16.2014)
KUVENDI I KOSOVËS I PARALIZUAR - KOMISIONET NUK ARRIJNË VOTAT E MJAFTUESHME (12.16.2014)
RISHFAQET UÇK-ja NË MAQEDONI, MERR PËRSIPËR SULMET NË STACIONET POLICORE (12.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]