VAZHDON SAMITI I BEOGRADIT - SHQIPËRIA DHE SERBIA NË QENDËR TË PROJEKTEVE KINEZE PËR BALLKANIN
E Mërkurë, 12.17.2014, 11:28am (GMT+1)
BEOGRAD - Samiti i Tretë i Kinës dhe 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që ka në axhendë bashkëpunimin ekonomik, vazhdon sot punimet në Beograd.
Ja një moment nga punimet e ditës së djeshme ku kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai serb Aleksandar Vuçiç i ndan prezenca e kryeministrit kinez, Li Keqiang. Vëmendje e dy krerëve të qeverive të Ballkanit është përqëndruar tek kreu i një prej qeverive më të mëdha aziatike, ai kinez.
Me këtë foto Rama paralajmëron një takim dypalësh me Keqiang për të diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik. I buzëqeshur dhe mikpritësi i Samitit Vucic që si Rama është tërë sy e veshë nga kryeministri kinez.bw
www.voal-online.ch
|