VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAPJA E DOSJEVE DO TË BËHET SHUMË SHPEJT - QEVERIA PËRPILON PARIMET E TRAJTIMIT TË TRASHËGIMISË SË SIGURIMIT TË SHTETIT 1944-1991

E Mërkurë, 12.17.2014, 11:36am (GMT1)



TIRANE Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të bëhet shumë shpejt, ndërkohë që Shqipëria ka zgjedhur modelin gjerman për kryerjen e këtij procesi". Gjithçka është konfirmuar nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë tryezës së parë Konsultuese mbi Parimet e Trajtimit të Trashëgimisë së ish-Sigurimit të Shtetit në Shqipëri gjatë periudhës 1944-1991.

MODELI GJERMAN
Sipas modelit gjerman, çdo viktimë e komunizmit dhe pasardhës i drejtpërdrejtë i tyre, do të ketë të drejtën për të njohur të vërtetën. "Kjo nënkupton të drejtën për të hetuar dhe njohur çdo aspekt të dhunimit, të cilat mbeten ende të mbuluara nga fshehtësia arkivore, sipas praktikave më të mira gjermane dhe evropiane që garantojnë transparencën, paqen sociale, mbrojtjen e të dhënave personale dhe procesin ligjor", sqaroi Veliaj. Duke iu referuar çështjes së lustracionit, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sqaroi se do të ndiqen rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese. "Transparenca nënkupton gjithashtu përgjegjësinë që, çdo person që kërkon post publik në vend, të bëjë të qartë publikisht asocimin e tij me të shkuarën komuniste përmes një procesi, i cili ka në thelb jo ndëshkimin përmes përjashtimit nga aksesi për të konkurruar, por detyrimin që t'u japim besim institucioneve tona përmes transparencës përpara të gjithë votuesve apo strukturave politike emëruese. Si një temë që besoj do të trajtohet më tej, tashmë ekziston një praktikë ligjore e mirëpërcaktuar, mbështetur në praktikat më të mira ndërkombëtare,- tha Veliaj.

SISTEMIMI I DOSJEVE
Procesi i hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit do të paraprihet nga ngritja e një "˜qendre arkivore',e cila do të merret me sistemimin e 1.5 milion...
OLTA MITRE


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.