VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAN - SERBIA MUND TË NISË PROCESIN NEGOCIUES VETËM PASI TË ZBATOJË NË TËRËSI MARRËVESHJEN E BRUKSELIT

E Mërkurë, 12.17.2014, 12:29pm (GMT1)


Komisari evropian për politikë fqinjësore dhe dialog për zgjerim Johanes Han ka deklaruar se Serbia mund të hapë kapitullin e parë në procesin negociues vetëm pasi të zbatojë të gjitha ato që i parasheh Marrëveshja e Brukselit.

"Kanë mbetur shumë gjëra që duhet zbatuar dhe këtë ua kam bërë të qartë autoriteteve në Beograd gjatë vizitës sime kohë më parë".

Komisari ka deklaruar se fakti pse Kosova disa muaj ka qenë pa Qeveri nuk mund të jetë arsye për moszbatimin e vendimeve që Serbia ka mundur t' kryejë e vetme.

Komisioni Europian kërkon harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me politikën e Jashtme të BE-së dhe ky harmonizim vetëkupton vënien e sanksioneve kundër Rusisë.

Veç për Rusinë, nga Serbia kërkohet qasje e njëjtë me Bashkimin Europian edhe për Irakun e Sirinë.

"Serbia në këtë plan ka rezultatet shumë të këqija. Lidhur me çështjen e harmonizimit të Politikës së Jashtme me BE-në, Serbia është më e keqja në Ballkan. Përqindje më të keqe harmonizimi ka vetëm Turqia", shkruan gazeta e Beogradit "Novosti, përcjell Koha.net dhe shton se si nxënës i mirë në këtë plan merret Shqipëria.

Sipas burimeve të kësaj gazete janë pajtuar me disa deklarata, ndërsa Tirana ka arritur pajtueshmëri 90 për qind.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.