VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUK E PAGOI ENERGJINË - RAMA E SHKARKON ZËVENDËSMINISTREN BEJKO

E Mërkurë, 12.17.2014, 12:32pm (GMT1)

 
Edi Rama ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministres së Mjedisit Diana Bejko (në foto). Zëvendësministrja figuronte debitore për shtëpinë e dytë në Velipojë.

Burime brenda Kryeministrisë thonë se shuma ishte e debisë ishte modeste por kjo nuk e ka ndaluar Ramën të kërkojë largimin e saj te menjëhershëm nga qeveria. Mësohet se në kryeministri është ngritur një ekip i posaçëm që ndjek në kohë reale verifikimin e hollësishëm që OSHE po i bën me urdhër të kryeministrit çdo libreze të punonjësve të shtetit.

Diana Bejko erdhi në detyrën e zëvendësministres pasi u rreshtua me PS në listën e deputetëve te Shkodrës, si prurje e shoqërisë civile.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.