E Enjte, 04.25.2024, 06:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BEOGRAD - RAMA KËRKON FINANCIME KINEZE
Bisedime me kryeministrin e Kinës Li Keqiang, takim dhe me homologun serb Vucic

E Enjte, 12.18.2014, 07:17am (GMT+1)


Kryeministri shqiptar Edi Rama pati dje një takim me kryeministrin kinez Li Keqiang, në Beograd, ku u zhvillua dita e dytë e takimit të nivelit të lartë mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qëndrore dhe Lindore. Gjatë takimit të dy palët vunë theksin në rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe rritjes së investimeve kineze vecanërisht në infrastrukturë dhe energji. Po sot zoti Rama zhvilloi dhe një takim me kryeministrin serb Aleksandër Vucic, i dyti pas atij të 10 nëntorit gjatë vizitës zyrtare të zotit Rama në kryeqytetin e Serbisë."‹"‹

Dhjetë miliardë dollarë që Kina ka premtuar se do të investojë në Europën Qëndrore dhe Lindore janë një shumë tërheqëse, vecanërisht në këto kohë të vështira edhe për vetë kontinentin e vjetër. Serbia, vendi mikpritës i takimit të tretë të kësaj nisme, duket se do të shijojë konkretisht, së bashku me Hungarinë, përfitimet e para. Sot në Beograd, u nënshkrua marrëveshja për realizimin e linjës hekurudhore të trenave me shpejtësi të lartë, që do të lidhë kryeqytetin serb me Budapestin, në Hungari. Afër 370 kilometra distancë do të mund të përshkruhen në më pak se 3 orë.

Sipas kryeministrit kinez Li Keqiang, "ky projekt do të krijojë një korridor të ri mes Kinës dhe Europës dhe ne shpresojmë të shohim që shkëmbimet mes Kinës dhe Europës të rriten. Mundësitë për rritjen e shkëmbimeve dhe investimeve janë të mëdha dhe hekurudha e trenave të shpejtë do të jetë padyshim një përfitim për tregtinë tonë dhe zhvillimin e të gjitha vendeve të rajonit".

Edhe kryeministrit serb Aleksandër Vucic tha se "ky projekt do të sjellë përfitime jo vetëm për zhvillimin e infrastrukturës dhe rrjetir hekurudhor, por edhe një lidhje me të mirë me miqtë tanë nga Hungaria, Maqedonia dhe Greqia". Ideja e këtij projekti është që ai të ketë më vonë dhe një zgjatim drejt Maqedonisë dhe Greqisë, ku Kina ka një prani të fortë në portet e mëdha detare greke.

Nga ana e saj edhe Shqipëria synon të tërheqë sa më shumë financime kineze. Kryeministri Edi Rama u takua sot me homologun e tij kinez ku kërkoi nxitjen e bashkëpunimit në bujqësi dhe rritjen e investimeve kineze në energji dhe infrastrukturë. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit Rama, edhe drejtuesi i qeverisë kineze "shprehu dëshirën për të rritur importet bujqësore nga Shqipëria, si dhe për të rritur investimet e kompanive kineze në prodhimin e energjisë dhe zhvillimin e infrastrukturës, që do të ndihmonte jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërlidhjen me akset kryesore në Ballkan dhe Europën Juglindore".

Njoftimi nuk saktëson nëse është folur për projekte konkrete. Pak orë para takimit të Beogradit, në Tiranë, mbrëmjen e së hënës, u firmos një marrëveshje me Chinese Exim Bank, institucioni financiar që mbështet eksportet dhe investimet kineze jashtë vendit. Kryeministri Rama njoftoi se kjo marrëveshje sipas tij do të hapte një kantier projektesh të financuara nga Kina dhe se i pari do të ishte ai për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Po sot zoti Rama pati një takim dhe me homologun e tij serb Vucic, i dyti brenda një kohe të shkurtër. Bisedimet e 10 nëntorit të shkuar në Beograd përfunduan me tensione pas deklarimeve të kryeministrit shqiptar se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës. Sot, të paktën sipas njoftimeve zyrtare është folur ngushtësisht për marrëdhëniet ekonomiko tregtare mes palëve. "Kryeministri Rama theksoi rëndësinë e shtrirjes së këtij bashkëpunimi edhe në fushën e zhvillimit infrastrukturor rajonal", shpjegon njoftimi i Tiranës. Sipas një komunikate të palës serbe, është folur edhe për projekte të përbashkëta që do të mundësonin tërheqjen edhe të fondeve europiane. Një marrëdhënie partneritetit mes Shqipërisë dhe Serbisë do të ishte një sinjal shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit, citohet të ketë thënë kryeministri shqiptar.  

Zoti Rama dhe Vucic ishin më pas të pranishëm edhe në ceremoninë  e nëshkrimit të marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit, nga ministri i Brendshëm i serb NebojÅ¡a Stefanoviç dhe ministri i Transportit dhe Infrastrukturës të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISA NË VERI - VETËM ME LEJE TË SERBISË (12.18.2014)
RITA ORA - ENDE S'MUND TË BESOJ SE PERFORMOVA PËR OBAMËN (12.17.2014)
NUK E PAGOI ENERGJINË - RAMA E SHKARKON ZËVENDËSMINISTREN BEJKO (12.17.2014)
HAN - SERBIA MUND TË NISË PROCESIN NEGOCIUES VETËM PASI TË ZBATOJË NË TËRËSI MARRËVESHJEN E BRUKSELIT (12.17.2014)
HAPJA E DOSJEVE DO TË BËHET SHUMË SHPEJT - QEVERIA PËRPILON PARIMET E TRAJTIMIT TË TRASHËGIMISË SË SIGURIMIT TË SHTETIT 1944-1991 (12.17.2014)
VAZHDON SAMITI I BEOGRADIT - SHQIPËRIA DHE SERBIA NË QENDËR TË PROJEKTEVE KINEZE PËR BALLKANIN (12.17.2014)
EKSPERTËT - BUXHETI I VITIT 2015 SHPREH VAZHDIMËSINË E POLITIKËS EKONOMIKE TË KOSOVËS (12.17.2014)
BEOGRADI LËSHON FLETARREST PËR BALLISTIN E DYSHUAR TË DRONIT (12.17.2014)
GJYKOHEN GRABITËSIT E ORËVE QË DYSHOHET SE JANË DËNUAR NË MUNGESË EDHE NË BAHREJN (12.17.2014)
BASHKIMI EVROPIAN KONFIRMON ZGJERIMIN NË BALLKAN - POR ME KUSHTE TË RREPTAMinistrat e jashtëm të BE-së debatuan dje për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit të përfshira në procesin e zgjerimit (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]