VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DONALD LU BËN BETIMIN PËR DETYRËN E AMBASADORIT TË SHBA NË TIRANË

E Enjte, 12.18.2014, 07:22am (GMT1)


Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua dje gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të Sh.B.A.

Gjatë fjalës së tij, Ambasadori i ardhshëm Lu tha se "Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit."
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.