E Martë, 03.19.2024, 10:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VLORË - QINDRA QYTETARË NË PORT, DUAN TË KËRKOJNË AZIL NË GJERMANI, I KTHEN MBRAPSHT POLICIA

E Enjte, 12.18.2014, 02:33pm (GMT+1)



VLORË Qindra qytetarë janë dyndur mesditën e sotme në Portin e Vlorës dhe pretendojnë të nisen drejt Gjermanisë, për të kërkuar azil. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se policia ka bllokuar disa autobusë me qytetarë, të cilët thonë se kanë prerë biletat dhe synojnë të shkojnë në Gjermani për të përfituar azil.

Pronari i agjencisë që transportoi këta udhëtarë, Agim Muça deklaron se qytetarët janë këshilluar të mos kërkojnë azil në vende të BE-së.

"Ne jemi të rregullt me kompaninë tonë. Është një transport i rregullt, paguajmë taksat."- deklaroi Muça.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet pasi dyshon për një skemë mashtrimi.

MPB: ÇDO PËRPJEKJE PËR TË KËRKUAR AZIL NË MËNYRË ABUZIVE, E PAPRANUESHME

Ministria e Brendshme, përmes një deklarate për mediat ka theksuar se çdo përpjekje për të kërkuar azil në vendet e BE-së, në mënyrë abuzive, është absolutisht e papranueshme, pasi tashmë Shqipëria konsiderohet si një vend i sigurt dhe vendet e BE nuk i miratojnë kërkesat e këtij lloji.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit po ndërmerr hetime ndaj çdo personi, shoqërie udhëtimi ose kompanie tregtare që organizon ose ndërmjetëson për udhëtimin e qytetarëve për qëllime të azilkërkimit dhe shkeljes së rregullave të lëvizjes së lirë në vendet e BE-së.

MPB bën të ditur se "Policia e Kufirit e mbështetur edhe nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit po punon ditët e fundit me regjim të përforcuar për të përballuar fluksin e lëvizjes në Pikat e Kalimit Kufitar me rastin e festave të fundvitit. Në këtë kontekst Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëron të gjithë qytetarët se do të ketë kontrolle të shtuara në kufi, për të mos lejuar kalimin e asnjë personi i cili nuk do të përmbushë kriteret ligjore për lëvizjen e lirë në hapësirën Shengen. Ministria e Punëve të Brendshme rikonfirmon angazhimin e saj për të mos toleruar asnjë rast të abuzimit me të drejtën për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Europian dhe me qëllimin e paligjshëm për të kërkuar azil në këto vende. Të gjithë qytetarët që nuk do të përmbushin kriteret e kërkuara nga ligji nuk do të lejohen të dalin nga kufiri i vendit".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BASHKIMI EVROPIAN - NUK KA AZIL PËR QYTETARËT E KOSOVËS (12.18.2014)
SHQIPËRIA NDËR VENDET MË TË KORRUPTUARA TË BOTËS - OSBE NIS PROJEKT KUNDËR KORRUPSIONIT (12.18.2014)
DONALD LU BËN BETIMIN PËR DETYRËN E AMBASADORIT TË SHBA NË TIRANË (12.18.2014)
BEOGRAD - RAMA KËRKON FINANCIME KINEZEBisedime me kryeministrin e Kinës Li Keqiang, takim dhe me homologun serb Vucic (12.18.2014)
ISA NË VERI - VETËM ME LEJE TË SERBISË (12.18.2014)
RITA ORA - ENDE S'MUND TË BESOJ SE PERFORMOVA PËR OBAMËN (12.17.2014)
NUK E PAGOI ENERGJINË - RAMA E SHKARKON ZËVENDËSMINISTREN BEJKO (12.17.2014)
HAN - SERBIA MUND TË NISË PROCESIN NEGOCIUES VETËM PASI TË ZBATOJË NË TËRËSI MARRËVESHJEN E BRUKSELIT (12.17.2014)
HAPJA E DOSJEVE DO TË BËHET SHUMË SHPEJT - QEVERIA PËRPILON PARIMET E TRAJTIMIT TË TRASHËGIMISË SË SIGURIMIT TË SHTETIT 1944-1991 (12.17.2014)
VAZHDON SAMITI I BEOGRADIT - SHQIPËRIA DHE SERBIA NË QENDËR TË PROJEKTEVE KINEZE PËR BALLKANIN (12.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]